Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen '5 maji' në Tiranë, ku do të jetë një lagje kryesisht për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kjo lagje që do të marrë formën e saj brenda pranverës së 2022, do të jetë një nga më modernet duke u kthyer në një tjetër pol të rëndësishëm në Tiranë, si dhe do të përfshijë 5 objekte publike, mes tyre dhe një ministri, ajo e Financave ose e Bujqësisë do të vendoset me godinë në këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Valiaj dhe Ministri Arben Ahmetaj, tha se në këtë lagje të re do të strehohen 11 mijë banorë në 3500 apartamente.
Gjithashtu në të do të jenë 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”, që do të ngrihet me mbështetjen e Presidentit Macron
Ministri Ahmetaj tha se 1000 apartamente janë për banorët e prekur nga tërmeti që do të riakolohen nga zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa një nga ministritë ajo e Financave ose e Bujqësisë do të vendoset me godinë në këtë zonë.
"Janë ngritur tre kantiere që kanë nisur punën dhe do të jenë rreth 1000 apartamente për familjet e dëmtuara nga tërmeti që do të rialokohen nga zona të ndryshme të Tiranës, dhe një nga ministritë, ajo e Financave ose e Bujqësisë dhe godina e tatime-doganave", tha Ahmetaj.
Lagjja e re është projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, për të qenë një tjetër pol i Kryeqytetit.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59
-
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
21 Janar, 12:51
-
14 vite nga vrasjet shtetërore të 21 janarit, Rama: Drejtësia nuk duhet vonuar më! Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur
21 Janar, 08:00
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT
20 Janar, 11:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama takim me drejtuesit politik të qarqeve
20 Janar, 11:09
-
Rama sot në Zvicër, merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos
20 Janar, 09:28
-
Instalohet zipline në Pukë, së shpejti edhe në 6 vende të tjera (VIDEO)
20 Janar, 08:34
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza e britanikëve të 'The Economist': Rama fiton mandatin e katërt, PD e dobësuar nga lufta e brendshme
19 Janar, 21:41