FUSHË-KRUJË Sulmet me lëndë plasëse në rrethin e Krujës, janë rikthyer, teksa veç shtyllave të tensionit të lartë, objektiva mbeten edhe banesat, dyqanet apo lokalet e banorëve të zonës.
Shënjestra e radhës ishte dyqani i Gëzim Meta, në fshatin Nikël të Krujës.Persona të paidentifikuar ende nga policia kanë vendosur një sasi eksplozivi mesnatën e së mërkurës duke u gdhirë e enjtja pranë derës së dyqanit së familjes Meta.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në dyqan, por fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar në njerëz.Pronari i dyqanit shprehet për mediat se nuk ka konflikt të hapur me asnjë person, ndërsa I bën apel policisë të zbardhë këtë ngjarje
Policia e Krujës vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com