Duma: Salla operatore e Spitalit Francez vatër infeksioni, personeli nuk është pajisur me mjete mbrojtëse

Duma: Salla operatore e Spitalit Francez vatër infeksioni, personeli nuk është pajisur me mjete mbrojtëse

Nisur nga rastet e shtuara me koronavirus në QSUT, ish-deputetja e PD-së Girda Duma thotë se i gjithë personeli i bllokut operator të mjekëve është i infektuar me Covid 19. Sipas Dumës, i gjithë personeli i bllokut operator të mjekëve është i infektuar me Covid 19.

Në një reagim në Facebook, Duma bën përgjegjëse qeverinë, që sipas saj pavarësisht konecioneve nuk i ka pasjisur me maska dhe veshje mbrojtëse personelin mjekësor.

Reagimi i Grida Dumës

Vatra më e re dhe më e rrezikshme e Covid 19, që përveç stafit mjekësor po infekton dhe qytetarët, është salla operatore e Spitalit Francez.

Pas rezultateve të testimeve, thuajse i gjithë personeli i bllokut operator të mjekëve është i infektuar me Covid 19.

Arsyeja e infektimit është përgjegjësi drejtpërdrejtë e qeverisë e cila po prodhon para me koncesionin e “Sani Servis”. Sani Servis është kompania që duhet t’i pajisë me set një përdorimësh personelin dhe që sipas shumë denoncimeve të ardhura nga ky bllok, kompania e qeverisë nuk i ka pajisur me maska dhe veshje mbrojtëse, ndërsa merr miliona euro nga xhepat e shqiptarëve për këtë shërbim.

Mjekët kanë punuar pa asnjë mbrojtje në kushte rreziku për jetën!

Kompania qeveritare merr nga xhepat e shqiptarëve mesatarisht 280 euro për sterilizimin e një kiti operator, edhe nëse nga ky kit përdoret vetëm një gërshërë sërish kompanisë i shkon e gjithë pagesa.

Po ashtu kompania ka përgjegjësinë e veshjeve dhe maskave mbrojtëse për bllokun operator, të cilat siç dëshmojnë mjekët kanë munguar.

Për këtë arsye janë ndërprerë operacionet kirurgjikale dhe ato të emergjencës duke rrezikuar jetët e njerëzve.

Spitali nga shpëtues i jetës po kthehet në vatër rreziku për jetën.

Babëzia e qeverisë po rrezikon përhapjen në masë të virusit duke rrezikuar jetët e qytetarëve.

Siç mund të shihet tek PPP-ja e qeverisë, vlera që i jepet kompanisë është 37. 700 lekë të reja për ndërhyrje të kompleksitetit të lartë, 22 300 lekë të reja për kompleksitet të mesëm dhe 13 900 lekë (të reja) për kompleksitet të ulët.

Spitali Francez është spital terciar ku trajtohen urgjencat jetë kërcënuese të cilat kryhen vetëm në këtë bllok operator për të gjithë vendin, nga mosha zero vjeç.

Tashmë është i mbyllur dhe nuk kryhet më asnjë operacion për shkak të infektimit të gjithë stafit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 17/06/2020 07:44

    O sexi ai eshte spital privat dhe duhet ti pais vet spitali dhe jo qeveria!sexi mosi ngatrro gjerat,se ju te PDse jeni mesuar te genjeni dhe te shpifni,dhe te shkoni ne gjykata per shpifje dhe ju jini humsa pastaja paguani gjbat.

    Përgjigju
  • ILIRI: 17/06/2020 00:25

    DUHEN TE NDERTOHEN INCENERATORE PER MBETJET SPITALORE NE TIRANE,,DURRES,ELBASAN,VLORE,,KORCE,,KUKES,,SHKODER,,,SARANDE,,FIER E LUSHNJE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu