Tjetërsim i pronave në Lagunën e Kune-Vain, Gjykata e Lezhës lë në burg 3 të arrestuarit

Tjetërsim i pronave në Lagunën e Kune-Vain, Gjykata e Lezhës lë në burg 3 të arrestuarit

Pjetër Toni

Gjykata e Lezhës ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit, pas dëmtimit dhe tjetërsimi i pronave në Lagunën e Kune Vainit. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për drejtorin e ADZM, Pjetër Toni, ndërsa ‘arrest me burg’, për dy vartësit e tij Tom Gjelaj dhe Armando Lleshaj, për shpërdorim detyre. Prokurori Sabri Kastrati kishte kërkuar ‘arrest me burg’ për tre zyrtarët, por gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi që ta lirojë nga qelia drejton e ADZM-së.

Në "Grykëderdhjen e Matkeqës" brenda zonës së mbrojtur të Kune Vainit për javë me radhë u hodhën interte dhe laguna u tjetërsua. Gjithçka ndodhi mes ditës me diell, por ata që duhet të ruanin perlën e natyrës nuk ishin në lartësinë e detyrës! Kur skandali u denoncua, prokuroria e Lezhës i vuri para përgjegjësisë. Pjetër Toni, 61 vjeç, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura  u vu në në pranga!

Bashkë me të edhe Armando Lleshaj, specialist i Sektorit të Monitorimit dhe Tom Gjelaj me detyrë roje mjedisore. Pashk Ndoka, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Monitorimit në AdZM Lezhë është në kërkim. Drejtori dhe inspektorët e Zonave të Mbrojtura në Lezhë akuzohen se nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në ligjet dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm