Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)

Apeli i GJKKO ka prishur verdiktin e shkallës së parë, duke dyfishuar dhe dhënë dënimin me 2 vite e 8 muaj burgim për Fran Frrokajn, ish-kryetarin demokrat të Bashkisë së Lezhës. Shkalla e parë kishte dhënë 1 vit dhe 4 muaj burgim, kurse SPAK kishte kërkuar dënimin që u dha sot (23 Dhjetor).

Me këtë verdikt Frrokaj pritet të rikthehet në qeli dhe të vuajë dënimin e ri, pasi është i formës së prerë.

Frrokaj ka përfituar nga amnistia muaj më parë (24 Prill 2024), duke u liruar për dënimin e çështjes së parë, por për tokat në bregdet. Ai ishte dorëzuar në muajin Tetor të vitit 2022, pas dënimit të parë të gjykatës.

Vendimin për dosjen e dytë e mori sot (23 Dhjetor) Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi si kryesuese, Dhimitër Lara dhe Florjan Kalaja anëtarë.

Çështja ishte regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme dhe mbi ankimet e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj dhe 2 të tjerëve, ndaj vendimit të 1 marsit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Prokuroria kërkonte dënimin e tij me 4 vite burgim, që u pranua sot, i konvertuar në 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Shkalla e parë e kishte dënuar me 2 vite burgim, të konvertuara në 1 vit dhe 4 muaj burg.

"Apeli vendosi në përfundim deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimin përfundimisht të rij më 2 vjet e 8 muaj burgim mbi bazën e gjykimit të shkurtuar. Frrokaj ishte liruar më herët pas amnistisë", thuhet në vendim..

U deklarua fajtor edhe i pandehuri Bledar Cara, për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, dhe dënimin me 2 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet në 1 vit e 4 muaj burgim. Gjithashtu heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet. Cara kishte marrë pafajësi në shkallën e parë.  

Shpallja fajtor u bë edhe ndaj të pandehurës Juxhina Mema, për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, duke e dënuar me 2 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar kthehet në 1 vit dhe 4 muaj burgim, që më tej konvertohet  në shërbim prove për 5 vjet me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Po kështu humbet të drejtën e ushtrimit të funksioneve për 5 vite. Edhe Mema kishte marrë pafajësi në shkallën e parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:21
Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

1659086035_1659084655Screenshot4.jpg

Rana e Hedhun

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit të GJKKO çon drejt konfiskimit edhe sipërfaqen me 66 mijë metra katrorë truall në zonën e bregdetit të Lezhës, te “Rana e Hedhun”.

Kjo sipërfaqe ishte sekuestruar më parë nga SPAK-u.

Gjithashtu pas vendimit të formës së prerë, të tre të dënuarit e sotëm do të vihen nën komunikim dhe ekzekutim vendimi nga Policia e Shteit.

Konkretisht ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj do kthehet edhe një herë në qeli për të vuajtur 2 vite dhe 8 muaj burg, për këtë çështje të dytë, pasi vuajti dënimin edhe për të parën.

Po kështu edhe zyrtari Bledar Cara do izolohet për të vuajtur 1 vit dhe 4 muaj izolim. Kurse Juxhina Memës do i komunikohet edhe vendimi për shërbimin e provës me 5 vite, pasi dënimi me 1,4 vite burgim iu konvertua nga Apeli.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/12/2024 16:01

    Pak qenka denu, 20 vjet minimumi per grabitesit e pronave publike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën

FOTO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën