LEZHË- Dënohet me 4 vite burg ish-kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj në lidhje me akuzat tjetërsimin e pronave në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin.

Vendimi u dha nga gjyqtari Ilir Përdedaj, kurse hetimet për këtë dosje voluminoze me 17 të pandehur u kryen nga prokurori Erjon Shehaj. 

Më konkretisht, ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala, president i ekipit të Shën kollit,  është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka (president i ekipit të Besëlishjes) u dënua me 4 vite burg, nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Adenis Haxhinë. Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë.  

Vendimi është dhënë mesditën e së enjtes në Gjykatën e Lezhës në një seancë me dyer të mbyllur ku secili prej të akuzuarve është njohur veçmas me vendimin e gjykatës. Në një intervistë që ka dhënë me herët për Report Tv, Frrokaj i ka quajtur absurde akuzat duke thënë se është i bindur në pafajësinë e tij. 

Dosja për tjetësimin e pronës
Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Ish- kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Krahas Frrokajt, mes 20 personave të marrë të pandehur ka qenë edhe xhaxhai ish-deputetit të PS Arben Ndoka, Gjon Ndoka. Ky i fundit është akuzuar për tjetërsim të pronave në Kune dhe Mal të Recit në Lezhë. Mes të pandehurve është konstatuar edhe emri i Bledar Caras, ish-kryeregjistruesit të hipotekës Lezhë, që dilte në përgjimet e bëra nga prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dosjen e arrestimit të 44 personave.

Vendimi i plotë i Gjykatës
1. Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;
2. Deklarimin fajtor të pandehurit Enver Hafizi për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
3. Deklarimin fajtore të pandehurës Juxhina Mema për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
4. Deklarimin fajtor të pandehurit Adenis Haxhia për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
5. Deklarimin fajtor të pandehurit Eduart Leka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Heqjen e masës së sigurimit personal arrest në shtëpi në ngarkim të pandehurit Eduart Leka per shkak të shuarjes se saj.
6. Deklarimin fajtor të pandehurit Artan Djala për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të  dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
7. Deklarimin fajtor të pandehurit Ermando Jakaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
8. Deklarimin fajtor të pandehurit Bledar Cara për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
9. Deklarimin fajtor të pandehurit Frrok Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
10. Deklarimin fajtor të pandehurit Lek Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
11. Deklarimin fajtor të pandehurit Pjetër Gjoni (Lini) për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
12. Deklarimin fajtor të pandehurit Vasil Gjoni për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
13. Deklarimin fajtor të pandehurit Zef Gjini për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
14. Deklarimin fajtor të pandehurit Nikoll Tinaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
15. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Renato Malotaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal, duke urdheruar heqjen e mases se sigurimit personal në ngarkim te tij;
16. Deklarimin fajtor të pandehurit Luigj Paloka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 39 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e topografit për një periudhë prej 3 vitesh;
17. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;
18. Të gjitha dokumentet shkresore të cila sipas akt ekspertimeve kanë rezultuar të falsifikuar të asgjesohen, ndërsa dokumentet e tjera të sekuestruara si prova materiale do t’u kthehen institucioneve perkatëse;
19. Shpenzimet proceduriale penale t’u ngarkohen të pandehurve solidarisht;
20. Kundër këtij vendimi palët kane të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit Shkoder brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes, ndërsa për palët në mungese ky afat fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
U dënua si organizator i tjetërsimit të pronave te 'Rana e Hedhun'/ Frroku: Kjo është Reforma në Drejtësi, të shpifësh dhe të dënosh pa prova ligjore kundërshtarët tuaj politik

1600343810_ab96403265904e5c920374d7ad7c1137.jpg

Lekë Frroku

Lekë Frroku, një nga të dënuarit si organizator i tjetërsimit të pronave te 'Rana e Hedhur' e ka cilësuar vendimin si një vendim politik, duke bërë edhe ironi me Reformën në Drejtësi. Sipas tij, ky vendim është politik i marrë në mbledhje partie.

"Prokuroria dhe gjykata e partisë e zhytur në korrupsion dhe në genocid ndaj shqiptarëve edhe njëherë konfirmoi një vendim politik ndaj  ish zyrtarëve të Lezhës. Nuk ishte një ngjarje e pa parashikuar. Kjo çështje ishte e mirëmenduar pa filluar procesi hetimor. Mbledhja e partisë në Lezhë 5 ditë para arrestimit të zyrtarëve shkoj sipas parashikimit të tyre deri në këto momente. Për këtë mbledhje ka dhe një video me zë dhe figurë. Por zyrtarët duhet të lusin zotin se partia  në pushtet përveçse të dënon për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe shtetit këta të eliminojnë dhe fizikisht. Epo kjo është reforma në drejtësi. Të shpifësh dhe të dënosh pa prova ligjore kundërshtarët tuaj politik", shkruan ai.