Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro për ndryshim mase sigurie.
Jorgo Goro u arrestua me urdhër të SPAK në muajin mars të këtij viti, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, ku përfitues fundor i këtyre pronave ishte Artan Gaçi, bashkëshorti i ish ministres Olta Xhaçka.
Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat , në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.
Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin. Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije metra katrorë.
Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë, Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në masën “arrest në shtëpi”.
Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, është lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.6%
-
Lindshmëria
17.7%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 1441
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkëshorti i ish ministres Xhaçka, Artan Gaçi sërish në SPAK
3 Maj, 12:58
-
Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin
30 Prill, 14:51
-
SPAK vë në sekuestro preventive tërë sipërfaqen prej 10 592 m2 ku Artan Gaçi do të ndërtonte kompleksin turistik
5 Prill, 10:36
-
Si zgjidhet kriza në Bashkinë e Himarës
1 Prill, 14:45
-
Pse bomba- Himara, nuk plasi!
31 Mars, 17:24
-
Ylli Pata: Sinjali politik i Himarës, këmbana që ka shurdhuar lidershipin e opozitës
29 Mars, 18:30
-
Zgjidhet mes tensionesh kryetarja e Himarës, Rama: Sherr primitiv për interesa personale! Përpjekjet për të penguar zgjedhjen sipas ligjit dështuan
29 Mars, 13:12
-
Himara bëhet me kryebashkiake! Opozita bashkon votat me PS, dështon grupi i Belerit! Krijuan tensione në këshillin bashkiak, njëri pështyn prefektin Tavo (VIDEO)
29 Mars, 07:57
-
Sot Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre
28 Mars, 20:18
-
Jorgo Goro dorëhiqet si kryebashkiak: Himara, shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes Shqipërisë e Greqisë! Pas arrestit, shtrohet në spital
27 Mars, 12:10
-
Doçi në ‘Repolitix’: Dosja e SPAK për Jorgo Goron e sforcuar, duhej goditur që me ndërtimet e paligjshme
26 Mars, 21:32
-
Himara drejt zgjidhjes së 'ngërçit', një nga dy nënkryetarët merr drejtimin e bashkisë, Blerina Bala pretendentja kryesore
26 Mars, 11:36