Tjetërsimi i pronave në Spille, prokuroria kërkon 28 vite burgim për 9 zyrtarët

Tjetërsimi i pronave në Spille, prokuroria kërkon 28 vite burgim për 9 zyrtarët

Prokuroria e Kavajës ka lexuar në gjykatë pretencën për 9 zyrtarët e pandehur për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë,duke kërkuar në total një dënim prej 28 vite burgim. Veç dënimit të pandehurve, njëherësh prokuroria i ka kërkuar gjykatës së Kavajës që të urdhërojë fshirjen e pronësive në hipotekë,dhe kalimin e këtyre sipërfaqeve tokësore sërisht me pronar shtetin. Pritet që në ditët në vijim gjykata e Kavajës të japë vendimin për 9 të pandehurit. Sipas Prokurorisë, akuzohen për një sipërfaqe prej 36 hektarësh që iu vodh shtetit përmes një kapice dokumentesh të falsifikuara nga disa institucione lokale, për të cilët akuzohen 9 zyrtarë.

Çështja ndaj Cikalleshit dhe të arrestuarve të tjerë filloi në nëntor të vitit të kaluar, kur prokuroria pas hetimeve 2 vjeçare kërkoi arrestimin e 11 personave, nga të cilët për 9 kërkohet gjykimi.Hetimet zbuluan një skemë tjetërsimi e cila kishte transferuar prona publike në bregdet përmes shit-blerjeve të dyshimta nga banorë të zonës, te të afërm të drejtuesve të pushtetit lokal përfshi ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi. Emri i Roshit sidoqoftë nuk del në kërkesën për gjykim të prokurorisë dhe nuk është e qartë nëse u bënë hetime në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë një tjetër dosje për abuzim me pronat në bregdetin që administrohet nga Bashkia e Rrogozhinës e të njëjtës prokurori, “u sfumua” së fundmi nga një vendim i Gjykatës së Kavajës.

Gjykatësja Diamela Goxha gjatë vlerësimit paraprak vendosi që të pushonte në tetor akuzat ndaj biznesmenit Idlir Karkini, i akuzuar për pastrim parash dhe kryebashkiakut të Rrogozhinës, Beqir Nuredini i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Formula e tjetërsimit të bregdetit dhe pyjeve pranë tij duke falsifikuar dokumente që e bëjnë atë tokë bujqësore dhe më pas duke e ndarë e fiktivisht të fshatarë të zonës bazuar në ligjin 7501 e më pas transferuar te të tretë përmes shitblerjeve po fiktive, është mjaft e njohur në vend. Qindra hektarë tokë mendohet se janë tjetërsuar në këtë formë nga Shkodra në Vlorë.

Deri tani prokuroria ka hapur disa procese, përfshi një të filluar së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe disa të afërmve e bashkëpunëtorëve të tij, që akuzohen se kishin krijuar grup të strukturuar kriminal për përvetësimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Lezhë. Po në Lezhë prokuroria kërkon gjykimin e kryebashkiakut të Partisë Demokratike Fran Frrokaj dhe disa zyrtarëve të tjerë lokalë. Çështje të ngjashme janë nisur në Shkodër dhe Vlorë ku prokurori pretendon se janë tjetërsuar qindra hektarë në Karaburun, Nartë, Zvërnec e zona të tjera të lakmuara bregdetare.

Pretenca e prokurorisë
Seit Cikalleshi 4 vjet burgim
Ilir Kaja 5 vjet burgim
Asim Arkaxhiu 3 vjet burgim
Andi Gjeçi 3 vjet e 6 muaj burgim
Dritan Kazazi 3 vjet burgim
Nezir Leçini 3 vjet burgim
Agron Xhelezi 3 vjet burgim
Aldo Kila 2 vjet e 6 muaj burgim
Aida Gjoci 1 vit burgim

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja