Tjetërsuan votat në 25 qershor
KQZ kallëzon 76 numërues

Tjetërsuan votat në 25 qershor<br />KQZ kallëzon 76 numërues
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të kallëzojë penalisht 76 numërues të 19 Qendra Votimi, të cilët në 25 qershor kanë tjetërsuar votat e subjekteve te ndryshme politike.

Vendimi i KQZ do merret gjatë mbledhjes së nesërme.

Rinumërimi i 64 kutive të Tiranës nga KQZ, pas kërkesës së PDIU dhe PS, zbuloi manipulimin e votave. PDIU doli me 5 vota plus nga rinumërimi, të cilat i ishin mohuar në 25 qershor. 

Nga procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit të votave në KQZ javën e kaluar, gjithsej për 68 qendra votimi rezultoi se për 9 prej tyre rezultati i dalë nga rinumërimi ishte në përputhje të plotë me rezultatin e nxjerr sipas nenit 119 të Kodit Zgjedhor nga Grupet e numërimit, për 35 qendra votimi rezultati i votimit ndryshoi pas rivlerësimit të votave ndërsa për 24 qendra votimi rezultati i dal nga rinumërimi ishte i ndryshëm me rezultatin e nxjerr sipas nenit 119 të Kodit Zgjedhor nga Grupet e Numërimit. 

Rinumërimi në KQZ
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Partia Socialiste pasi administruan pamjet filmike të procesit të numërimit të votave për të gjithë zonën zgjedhore qarku Tiranë, krijuan bindjen se për disa qendra votimi numri i votave nuk përputhej me rezultatin e hartuar nga Grupet e Numërimit, në tabelat e qendrave të votimit.

KQZ gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore, në përputhje me nenin 136 dhe 138 të Kodit Zgjedhor administroi me cilësinë e provës dokumentacionin zgjedhor të përpunuar nga komisionet zgjedhore përkatëse, dhe vendosi të rinumërojë dhe rivlerësojë votat e qendrave të votimit sipas objektit të ankimit.

Rinumërimi në KQZ javën e kaluar zbuloi se PDIU-së i ishin mohuar 5 vota nga rezultati i 25 qershorit. Megjithatë, për marrjen e mandatit në qarkun e Tiranës, PDIU-së i duheshin edhe 32 vota, duke e bërë kështu të pamundur futjen e Shpëtim Idrizit në Kuvend. 

Numëruesit e 19 QV të paditur nga KQZ

a) QV nr. 1558/1, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 1, të përbërë nga:
Z. Gazmend              Zela
Z. Ardian                  Xhelani
Z. Erjon                   Qehajaj
Z. Fatri                  Petku

b) QV nr. 1587/1, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 5, të përbërë nga:
        Z. Gani                   Briska
         Z. Altin                  Berak
           Z. Arber              Tola
           Z. Romeo            Lamce

c) QV nr. 1608, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 5, të përbërë nga:
Z. Defrim              Buzhiqi
Z. Fatmir              Drita
Z.Jetmir               Rrapi
Z.Alban               Cullhaj

d) QV nr. 1615/2, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 3, të përbërë nga:
Z. Zamir                  Meta
Z. Donald                Myrto
Z.Dritan                 Cani
Z.Elton                    Diku

e) QV nr. 1665, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 5, të përbërë nga:
Z. Liman             Keta
Z. Ilir                   Ago
Z. Ylber              Duka
Z. Nazif               Duni

f) QV nr. 1736, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 11, të përbërë nga
Z. Bledar                  Doni
Z.Viorela                 Manoku
Z.Rejna                   Qystri
Z.Denis                   Thali

g) QV nr. 1775, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 3, të përbërë nga
Z.Enis                           Caslli
Z. Dealda                      Borova
Znj.Rudina                    Haxhillari
Z.Viron                         Mahmutaj

h) QV nr. 1796/1, numëruar nga Grupi i Numerimit nr. 5, të përbërë nga:
         Z. Besnik   Cenko
         Z. Naser    Mulaj
         Z. Arjan     Dauti
         Z. Helidon Ormeni

i) QV nr. 1819, numëruar nga Grupi i Numerimit nr. 6, të përbërë nga:
Z. Olsi                            Isufaj
Z. Sotir                          Ristani
Z. Alban                         Haxhiraj
Z. Gert                             Reçi

j) QV nr. 1845/6, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 02, të përbërë nga:
Znj. Xhaneta     Canaj
  Z. Erjon           Hari
  Z. Haki            Devolli 
  Z. Tomi           Deçolli

k) QV nr. 1849/2, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 06, të përbërë nga:
  Z. Juxhin         Lamo
  Z. Johan          Sterio
  Z. Ervis             Xhemali
  Z. Amarldo       Naço

l) QV nr. 1864/1, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 04, të përbërë nga:
Z. Guri                      Seferi
 Z. Eduard                Rexha
  Z. Bledar                Sinanaj
 Znj. Mirela               Jongari

m) QV nr. 1921/1, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 3, të përbërë nga: 
Z. Guri Seferi
Z. Eduard                         Rexha
Z. Bledar                          Sinanaj
Znj. Mirela                        Jongari

QV nr. 1935, QV nr. 1938, QV nr. 1941/1numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 03, të përbërë nga:
Znj. Anila Cibaku
Z. Sokol                           Kasmi
Z. Erion                            Salliu
Z. Arjan Kristani

QV nr. 1936, QV 1936/1 numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 03, të përbërë nga:
Znj. Anila Cibaku
Z. Sokol Kasmi
Z. Erion Salliu
Z. Kliton Shatku

p) QV nr. 1958/2, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 04, të përbërë nga:
Z. Gjergj     Suranllino
  Z. Fatjon    Haka
  Z. Ertugert    Buneci
         Z. Florent   Gjoni

q) QV nr. 2165, QV nr. 2173, QV nr. 2194 numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 04  të përbërë nga:
Z. Arnold    Karriqi
Z. Aldo     Duro
Znj. Mediola    Veliu
         Z. Rexhep Vërrija

r) QV nr. 2207 numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 04,  të përbërë nga:
Z. Bujar      Menolla
Z. Ferdinand    Sanaci
Z. Indrit      Dedej
Z. Shpendi                         Dena

s) QV nr. 2241, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 05, të përbërë nga:
  Z. Flamur Lika
  Z. Fatmir Bakalli
  Z. Ylli   Thartori 
Z. Adriatik Kasa

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr