Tjetërsimi i pronave në 'Rodon'/ 12 mijë m2 tokë në emër të pronarit të Shpresa Al, vëllai i ish-zyrtarit shërbente si 'sekser'

Detaje të tjera dalin në dritë lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metra katror tokë e tjetërsuar në zonën turistike, te Kepi i Rodonit. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se një sipërfaqe prej 12 mijë metra katrorë tokë në fshatin Bizë rezultoi e regjistruar përmes një lejeje legalizimi në emër të Lush Osmanit, administrator i kompanisë “Shpresa Al”, i cili vijon të jetë në kërkim nga policia. Nga verifikimet e kryera rezultoi se në hipotekën e Durrësit kishte mbërritur kërkesa për legalizimin e tokës në mbiemrin Keta dhe jo Osmani dhe përveç aplikimit nuk ekzistonte asnjë gjurmë tjetër në sistem. Kështu, në kërkesën e prokurorisë së Durrësit thuhet se “Lush Osmani ka aplikuar për të regjistruar si barrë hipotekore pasurinë me nr. 440/104, e regjistruar me leje legalizimi të falsifikuar”.

Mësohet se 68 mijë metrat katrorë të tokës janë të ndara në 7 parcela, tokë kjo e tjetërsuar në të paktën 8 banorë të fshatit Bizë. Një pjesë e këtyre banorëve ka rezultuar se nuk kanë pasur dijeni se në emër të tyre ka qenë e regjistruar një tokë shteti dhe se disa nga telefonatat tek banorët e fshatit Bizë për të shitur sipërfaqen që ishte tjetërsuar në emër të tyre bëheshin nga Tom Bushaj, vëllai ish-kreu të komisionit të ndarjes së tokës. Hetuesit kanë dyshime se zanafilla e falsifikimeve ka ndodhur me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi dhe më pas me regjistrimet e kundraligjshme, ku dyshohet se janë përfshirë një numër zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të Hipotekës së Durrësit. Në kuadër të ktij operacioni, policia prangosi 18 persona, 9 prej të cilëve u lanë në burg nga Gjykata e Durrësit, mes të cilëve edhe Ardian Iljazaj, ish-drejtor i Hipotekës së Durrësit, si dhe Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës Ishëm.

Në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Policisë së Durrësit pak ditë më parë, u bë me dije se disa ish-zyrtarë janë përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të tokave në Kepin e Rodonit, në fshatin Bizë. Këta punonjës, mes tyre drejtues, juristë, hartograf, topograf, specialist duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë sipërfaqe toke ata ia kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit. Gjithçka është zbuluar nga një kontroll që është kryer në vitin 2018, ku janë vërejtur paligjshmëri në regjistrimin e dokumenteve që shërbeu si pikënisje për të çelur hetimet. 

Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu bëri të ditur se për këtë rast janë sekuestruar shumë prova materiale, ka përgjime telefonike, filmime përgjime ambientale dhe vëzhgime, e ndërsa tha se ndaj të gjithë personave të arrestuar ka filluar hetim pasuror.  Ky institucion është vendosur në shënjestër të prokurorisë që po e heton prej disa muajsh. Më herët u arrestua, por më pas u lirua kreu i Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula me akuzën se ka tjetërsuar prona në Gjirin e Lalzit, megjithatë duhet theksuar se ky operacion nuk ka asnjë lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme pranë Kepit të Rodonit.

Lista e personave që u arrestuan për tjetërsimin e pronave në Kepin e Rodonit

Edlira Nova ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Adrian Kona ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Sulejman Ibrahimi ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjon Beshi ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Bledar Zerba ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).
Malvina Deçka ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).
Renaldo Pastërma ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).
Mikel Zaho, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Rovin Zeqja, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).
Dorian Kollaj ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Enver SHima, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Latif Mullai, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Luigj Bushaj, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjon Proja, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
Gjergj Bushaj, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
Albert Doda, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
Lek Ndoji, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
Lush Osmani, administrator i kompanisë Shpresa-Al, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” më shumë se një herë dhe “pervetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”
Delis Kapxhiu, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës
Algert Rapi, përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 29/10/2019 16:21

    I arrestojne gjykata i liron

    Përgjigju
  • Erik: 29/10/2019 14:47

    Ilaçe ju befshin ato leke qe perfitoni me vjedhje, sepse drejtesise po ia hidhni duke paguar nen dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë