TKOB plagjiaturë? Reagon autori i logos së vjetër, Ksenofon Dilo: Në të s’kishte element shqiptarë, opera nuk fillon sot!

Pas denoncimit publik nga artistët se logoja e re e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ansamblit Popullor është plagjiaturë nga sitet ndërkombëtare, për “ReportTV” reagon dhe bashkautori i logos së vjetër, piktori i njohur Ksenofon Dilo. Teksa na tregon se së bashku me të ndjerin, piktorin Hysen Devolli gjatë realizmit socialist u janë përgjigjur kërkesave të kohës duke realizuar një logo për operën, shpreh edhe mendimin e tij për logon e re të realizuar nga kompania “Pika pro

“Nga ana figurative m’u duk një gjë e çuditshme. Nuk mund të qëndrojë ajo logo për operën. Unë piktor jam dhe kam një eksperiencë të gjatë. Kam qenë në vende të tjera, që ruajnë tabanin, mendimin e vendit të tyre. Mbi këtë bazë mund të ndërtohen gjërat. Nuk mund të bëhen kot së koti. Nuk pashë ndonjë element shqiptar në të. M’u duk një gjë rrethore, e marrë nga një tjetër, që ishte pak e çakorduar”, thotë piktori Dilo.

Ruajtja e traditës, është një tjetër shqetësim i artistit, i cili thekson se shkatërrimi i çdo element kulturor nga e shkuara pa asnjë argument, vjen për shkak të profanizimit

“Unë jam kundër heqjes, vetëm nëse ka ndonjë element të diktaturës që mund të hiqet. Por, në përgjithësi unë jam kundër heqjes. Në përgjithësi, teatri nuk fillon sot. Ka një historik, ashtu sikundër janë vënë vepra të mëdha në Teatrin Kombëtar të Opera dhe Baletit. Nuk mund të thuhet se nis me katër pesë shfaqje që janë vënë gjatë viteve të fundit. Nuk e bën njeri këtë në botë. Është profanizim dhe injorancë. Teatri ka tradita, edhe tradita shumë të mira, pasi ka vënë kryevepra botërore në kushtet që ka qenë asokohe. Me sytë e mi e kam parë jehonën që kanë pas këngët tona jashtë vendit. Mund të imitohen shumë gjëra, por nuk mbetet gjë nga gjërat e huajtura edhe të mara nga të tjerët”, shprehet Ksenofon Dilo.

Ndonëse, autorët e logos së re të kompanisë “Pika Pro” deklaruan publikisht se logoja nuk është plagjiaturë edhe se pagesa prej 18 milionë lekësh është e merituar; për punën voluminoze, profesionale dhe të ndershme që ata kanë bërë, piktori Ksenofon Dilo sugjeron të bëhet një konkurs tjetër, ku të dëgjohet zëri i të gjithë profesionistëve  

 “Asokohe, ndoshta ishte e tepruar në një drejtim. Përdorej kazma, pushka, mbase kanë qenë të ngarkuara. Por, në këto kushte që është, mund të bëhej një logo shumë e mirë, ku të paraqiteshin projektet dhe të zgjidhej më e mira. Logoja e vjetër mund të mbahej, nëse i hiqej ndonjë element i kohës. Por për të duhej të ishte bërë një konkurs, për të gjendur një logo e re, që të ishte për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, që të dilte nga mendimi shqiptar. Nuk e di përse kanë zgjedh një plagjiaturë”, përfundon Dilo.

Kompania Pika Pro u përzgjodh fituese mes 14 të tjerëve, që ishin në garë nga tre anëtarë jurie të kryesuar nga piktori Helidon Haliti. Ndërsa, pas akuzave nga artistët Teatri i Operës përmes një reagimi për mediet bëri të ditur se ka vendosur në funksion të gjithë mekanizmat ligjore për adresimin juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjiaturë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rita: 11/02/2021 21:29

    Harxhoni ato milionat e logos per skenografi dhe venie ne skene ore, ca lesh logoje kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë