'Tmerrohem ende kur e mendoj', nënë Engjëllushja lë Infektivin: Sot do shkoj në shtëpi te djemtë dhe bashkëshorti (VIDEO)

Nënë Engjëllushja pa vdekjen me sy nga virusi vrasës, por sot ajo është gati për t'u rikthyer në shtëpi si triumfuese nga kjo luftë. Nënë Engjëllushja ishte e infektuar së bashku me bashkëshortin e saj, të dy në gjendje të rëndë, por të dy fitimtarë duke u bashkuar sërish me dy djemtë në shtëpinë e tyre të ngrohtë.

"Kam pasur temperaturë, kollë dhe mezi merrja frymë. Ishte shumë e rëndë kjo, tmerrohem ende kur e mendoj. Por pastaj u përmirësova. Kisha dhe bashkëshortin këtu, por ai doli dy ditë më parë. Fatmirësisht bashkëshorti ia doli pasi kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese si diabet, tension, bëri dhe dializën këtu. Nuk kam fjalë për të falenderuar mjekët që u kujdesën për ne. Tani do iki në shtëpi ku më presin dy djemtë dhe bashkëshorti", tha nënë Engjëllushja me një zë optimist por dhe prekës njëkohësisht.

Rasti i nënë Engjëllushes mund të ishte rasti i çdo nëne dhe tonës. Pikërisht këto eksperienca, thirrje apo përjetime duhet të jenë një alarm për të gjithë për të respektuar distancimin social dhe higjienën.

Falenderimi i nënë Engjëllushes për mjekët që u kujdesën është edhe një mësim për të gjithë, për të vlerësuar punën e tyre të madhe të tyre në çdo kohë dhe jo vetëm sot kur janë në luftë me armikun e padukshëm.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?