Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti të negociojë me ne

TIRANË- Me të njëjtën vendosmëri e qëllime, banorët e fshatit Bërxullë kanë protestuar sërish, në afro 6 muaj revoltë. Kësaj radhe pa pankarta, të ulur në tokë dhe duke kërkuar dialog me qeverinë, ata u zotuan se do të luftojnë me jetë për tokën e tyre.

Për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës tentuan edhe sot të bindin politikën të bënte një marrëveshje me ta, ndryshe nuk do lejonin asnjë punim nga firma Gener 2 në zonë.

‘Nuk ka asnjë lloj reagimi apo informacioni që të na jepet. Nuk denjon kush të bëjë asnjë sqarim.’- tha një banor.

Një banore paralajmëroi edhe vetëflijmin, teksa mbante në çantë benzinë e shkrepse në shenjë revolte për pronën e saj. Ajo akuzoi rëndë qeverinë Rama, se kanë vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Vetëm hajdutë ka këtu, ngrihu hoxhë të ulet prifti. Populli nuk ka bukë të hajë sepse shteti na ka çuar në këtë pikë? Edhe unë benzinën me vete e kam këtu e kam ta përdor. Edhe shkrepësen këtu e kam edhe  shihni ju.”- tha ajo.

Banorët u shprehën se do të protestonin edhe tek Kadastra.

Protestuesit janë konfrontuar edhe me policinë në tentativë për të bllokuar aksin rrugor që të dërgon në aeroportin e Rinasit. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë. Protestat në Bërxullë, vijojnë prej më shumë se katër muajsh, ndërsa vetëm në këtë fshat rrezikohen të shemben 22 banesa dhe të preken 50 hektarë tokë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:39
Protesta e Bërxullës, kërcënon banorja: Unë jam invalide e plotë dhe më lënë në rrugë! Kam shishen e benzinës dhe shkrepësen me vete

 

Ashtu si në ditën saj të parë të protestës, plot 6 muaj më parë ka reaguar e revoltuar me politikën e qeverinë pasi tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar.

“Kemi 6 muaj që protestojmë. Këta janë më pushtetarët më të ndyrë që kemi pasur ndonjëherë. Edhe firma Gener2 po bën lojërat më të mëdha se e ka tagrin nga shteti. Ne nuk dorëzohemi, pronat, shtëpitë dhe jetën se japim për këta. Unë jam invalidë e plotë dhe unë kërkoj të gjitha të drejtat që meritoj si indivalide. Shteti për mua nuk bën asgjë, më lë në rrugë. Pse nuk vijnë të flasin me banorët? As Bashki, as qeveri asgjë. Vetëm hajdutë ka këtu, ngrihu hoxhë të ulet prifti. Populli nuk ka bukë të hajë sepse shteti na ka çuar në këtë pikë? Edhe unë benzinën me vete e kam këtu e kam ta përdor. Edhe shkrepësen këtu e kam edhe  shihni ju. Jam nënë 63-vjeçare si heroinë si Shote Galica.”- tha banorja.

Ora 10:20
Protesta e Bërxullës/ Paralajmëron banori: Nëse s’ka dialog do marrim masa ekstreme, qeveria po fle gjumë si ata që shanin dikur

 

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Një banor ka paralajmëruar se nëse nuk ka një dialog do të marrin masa ekstreme.

‘Në Bërxullë nuk ka punime, nuk do bëhen për aq kohë sa s’ka marrëveshje me ne. Firma është në ajër, po shteti? Çdo 6 muaj që i ndërrojnë drejtorët e hipotekës që mos japin llogari. Llogari i kërkohet vetëm popullit. Nuk jepet prona siç duan këto, pronat i kemi prej vitesh të trashëguara. Jemi në mëshirë të fatit pa asnjë lloj mbrojtje. Do fillojmë të marrim masa ekstreme. Të nisin dialogun ose do marrim masa ekstreme. Ne kështu nuk mund të vazhdojmë. Ata janë në gjumë, i thoshin një tjetri ti fle gjumë po tani kanë filluar të flenë dhe vetë. Ne nuk duam të shkojmë në akte dhune dhe vandale. ’- tha një banor.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 28/03/2023 11:58

    Cfare pret,ndize dhe ti nje nga duhani i rremes, (sali malokut vrases)

    Përgjigju
  • minushe: 28/03/2023 11:37

    ME VJEN KEQ PER KETA NJEREZ, por si i bene shtepite, ndertuan me leje" dhe sot kerkojne nga shteti negocim sipas kushteve te tyre.. mos te humbasin asgje nga prona e tyre.. po per ish pronaret qe i kishin tokat e tyre dhe ende nuk kane marre asgje ....dhe shteti nuk i zgjidh ...madje vete shteti i futi ne sherr' ish pronaret duke nxjerre ligjin famekeq te pronave dhe me pas ja futi nje legalizim te prones mbi token e ish pronareve ???? dhe ish pronaret duhet te shkojne gjyqeve per nje toke qe e kane lene paraardhesit e tyre me dokumenta te rregullta??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot