Katër klerikë të shquar të vendit tonë janë vlerësuar me titullin ‘’Qytetar Nderi’’ i Durrësit nga këshilli bashkiak i qytetit. Ish-kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos, ish-kreu i Kishës Katolike Imzot Rrok Mirdita dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Dede Reshat Bardhi janë vlerësuar për tolerancën fetare dhe për frymën e dialogut që kanë përçuar në Shqipëri.
 
Para dorëzimit të titujve, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, vlerësoi kontributin e katër klerikëve për ndihmën që kanë dhënë në ringritjen e besimit fetar menjëherë pas viteve ‘90, si dhe për tolerancën ndërfetare.
 
Titujt janë marrë në dorëzim nga familjarë të klerikëve si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Ata bënë thirrje që fryma e tolerancës dhe dialogut të forcohet dhe të vijojë gjithmonë.

1. Anastas Janullatos Kryepeshkop i Shqipërisë
2. Haxhi Dede Edmond Brahimaj kryegjysh Boteror i bektashinjve
3. Padre Bernard Karllana Famullitar,Durres
4. Adli Koci, i biri i Hafiz Haxhi Sabri Kocit

Ceremonia është mbyllur me një mbrëmje poetike ku aktorë të teatrit "Aleksandër Mosiu" kanë recituar vargje nga poezi të autorëve të njohur të vendit tonë dhe të huaj. 

Kryetari i Komunitetit bektashi në Shqipëri, Baba Dedë Reshat Bardhi, ndërroi jetë në prill të vitit 2011, në moshën 75 vjeçare.

Ndërsa në dhjetor të vitit 2015 u shua në moshën 76 vjeçare edhe arqipeshkvi i Tiranë-Durrës, imzot Rrok Mirdita.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com