Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dy kërkesat e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi. Deputeti i Qarkut të Shkodrës ka kërkuar që t’i rikthehet imuniteti i hequr me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme si dhe shpalljen e vendimit me arrest shtëpie si vendim antikushtetues.
Doshi u arrestua në fund të muajit mars pasi Kuvendi i hapi rrugë ekzekutimit të urdhrit të prokurorisë për arrestimin e tij dhe deputetit tjetër, Mark Frroku me akuzën e kallëzimit të rremë.
Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe pritet dhe Doshi tashmë ka statusin e të pandehurit. Dosja është dërguar në Gjykatën e Lartë më 6 qershor, por ende nuk është hedhur shorti dhe nuk ka ende një datë të përcaktuar për nisjen e procesit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com