Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Pas rreth 50 minutash në ambientet e SPAK, ai tha se ishte thirrur për një çështje që nuk ka lidhje me të, ndërsa nuk kurseu as ironitë.

"U pyeta për një çështje që nuk kishte lidhje me mua, ashtu siç ka thënë Erjoni (Veliaj): kolegët të thërrasin edhe për çështje që nuk kanë lidhje me ty",- tha Doshi.

Kjo është hera e dytë që Doshi paraqitet në SPAK. Herën e parë ishte më 24 shkurt të këtij viti, ku u pyet për rreth 90 minuta. Atëherë Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.

I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjen e kryetarit Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, Tom Doshi e pohoi.