Tonelata mbetjesh kimike në
Lumin e Tiranës,burim infeksioni

Tonelata mbetjesh kimike në<br />Lumin e Tiranës,burim infeksioni
Lumi i Tiranës që kalon përmes fshatit Berxullë është tërësisht i ndotur.
 
Plehrat dhe mbetjet urbane mbulojnë hapësira të mëdha duke e shndërruar këtë lumë në një kazan gjigant plehrash.
 
Një pjesë e tyre vijnë nga zonat e banuara në afërsi të Tiranes ndërsa sasi te konsiderueshme plehrash hidhen gjatë gjithë gjatësisë duke shkaktuar një ndotje të paparë.
 
Degradimi i këtij lumi ka filluar prej vitesh, por ajo po shtohet çdo dite, duke e bere atë një vatër infeksionesh për banorët të cilët jetojnë rreth tij.
 
Sikur të mos mjaftojnë plehrat në Lumin e Tiranës derdhen mbetje të ndryshme kimike pa asnjë lloj kriteri njerëzor, gjë qe ka sjelle përhapjen e një arome te padurueshme, ndotje kjo që përveç të tjerash ka sjelle shfarosjen totale të faunës që dikur ishte mjaft e madhe.
 
Banorët thonë se nuk ka ndodhur ndonjëherë të shihet ndonjë inspektor i mjedisit për të parë këtë situatë skandaloze.

“Këtu ka vite që hidhen mbeturina e pisllëqe, e kam shtëpinë 50 metra larg e vi të kaloj me familjen këtu dhe vjen një erë shumë e keqe. Njerëzit as që duan t’ia dijnë, këtu hidhen mbeturina servisesh e kimikate. Para një muaji ka ardhur ministri Koka, ndenji pak me gazetarët e iku dhe asgjë nuk ka ndodhur”, shprehet një banor.
 
Para pak kohësh u fol shumë në lidhje me ndotjen e Lumit të Tiranës, por gjithçka kaloi vetëm në një prononcim mediatik, ndërsa askush nuk e mori mundimin të pastrojë apo të marrë masa për parandalimin e hedhje së kimikatëve në të.

[gallery]22123[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi