Top 10 kompanitë më inovatore për 2021

Top 10 kompanitë më inovatore për 2021

Logo e Huawei

Huawei është vlerësuar si një ndër kompanitë më novatore të vitit 2021, nga Boston Consulting Group (BCG). Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga kompania thuhet se raporti vjetor cilëson se novacioni nxit vlerën, por vetëm kur kompanitë janë të gatshme ta vendosin atë në qendër të strategjisë së tyre. Pas një viti me pandeminë COVID-19, e cila përshpejtoi transformimin dixhital dhe theksoi më tej rëndësinë e novacionit, raporti identifikon novatorët kryesorë globalë që ishin të gatshëm të përshkallëzonin novacionin këtë vit. Huawei renditet e teta në listën e 50 më të mirëve.

Përmes kohërave sfiduese, Huawei mbetet elastik dhe i përkushtuar ndaj fuqisë së teknologjisë dixhitale për të ofruar zgjidhje të reja për sfidat globale gjithnjë e më komplekse. Gjatë Samitit Global të Analistëve Huawei (HAS), Drejtuesi i kompanisë ndau pesë nisma strategjike që reflektojnë këtë, duke përfshirë: rritjen e qendrueshmërisë së biznesit, maksimizimin e vlerës së 5G, sigurimin e një përvoje pa ndërprerje ku në qendër është përdoruesi, uljen e konsumit të energjisë, adresimin e sfidave të vazhdimësisë së furnizimit.

"Që nga fillimi i kompanisë, Huawei ka investuar të paktën 10% të të ardhurave të saj çdo vit në R&D (kërkime e zhvillime), me një investim prej 22 miliardë dollarësh vetëm në vitin 2020. Po ashtu, më shumë se gjysma e punonjësve të Huawei janë të përkushtuar në R&D. Si një nga mbajtësit më të mëdhenj të patentave në botë me mbi 100,000 patenta aktive, Huawei është përqendruar në novacionin e fushave të reja si cloud computing, 5G, inteligjenca artificiale dhe interneti i gjërave. Huawei u përfshi së pari në listën e kompanive më novatore të BCG në 2012 dhe që nga ajo kohë është kthyer në listë shtatë herë. Në vitin 2020, Huawei pa kërcimin më të madh në renditje, krahasuar me kompanitë e tjera novatore, duke u rritur nga e 48-ta në të gjashtën", thuhet në komunikatën për shtyp të kompanisë. 
Për më shumë informacion dhe për të parë përmbledhjen e kompanive më novatore të BCG për 2021, vizitoni: https://www.bcg.com/en-us/publications/2021/most-innovative-companies-overview
Rreth Huawei
Huawei është ofrues kryesor global i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe pajisjeve inteligjente. Me zgjidhje të integruara në katër fusha kryesore - rrjetet e telekomit, IT, pajisjet inteligjente dhe shërbimet cloud - Huawei është përkushtuar të sjellë teknologjinë dixhitale te çdo person, shtëpi dhe organizatë për një botë të lidhur e plotësisht inteligjente.
Portofoli i produkteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve të Huawei është konkurrues dhe i sigurt. Përmes bashkëpunimit të hapur me partnerët e ekosistemit, kompania krijon vlera të qëndrueshme për klientët, duke punuar për të fuqizuar njerëzit, pasuruar jetën në shtëpi dhe frymëzuar risi në organizata të të gjitha formave dhe madhësive.
Për Huawei, novacioni përqendrohet te nevojat e klientit. Kompania investon shumë në kërkime themelore, duke u përqendruar në përparime teknologjike që e çojnë botën përpara. Më shumë se 188,000 punonjës operojnë në më shumë se 170 vende dhe rajone. E themeluar në vitin 1987, Huawei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj.
www.huawei.com 
http://www.linkedin.com/company/Huawei
http://www.twitter.com/Huawei
http://www.facebook.com/Huawei
http://www.youtube.com/Huawei

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg