Ikja nga Top-Channel dhe prishja e kontratës me këtë television, në një kohë kur sezoni i ri kishte filluar do i kushtojë rreth 11 mijë euro Saimir Kodrës. Kjo është shuma që ky televizion kërkon nga Kodra, i cili u largua në fund të shtatorit pas nënshkrimit të kontratës me një tjetër televizion.
Oferta e lartë e bërë nga Agon Channel, prej 12 mijë eurosh në muaj bëri që moderatori prej një dekade t’I thoshte lamtumirë studios së qindra denoncimeve e investigimeve që kanë prekur politikën e thuajse çdo aspekt të jetës së shqiptarëve.
Objekti i çështjes që tashmë do e ndjek gjykata paraqitur nga subjekti Top-Channel është; “Konstatimin e zgjidhjes së paligjshme të Kontratës së Punës nga i padituri, dhe mospërmbushjen e detyrimeve të të paditurit që rrjedhin nga kjo kontratë;
Detyrimin e të paditurit të zbatojë marrëveshjen e ndalimit të konkurrencës' dhe të paguajë shumën prej 1,612,224 (një milion e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e katër) lekë si rrjedhojë e shkeljes së detyrimit të ndalimit të konkurencës”.
Ndërkohë pas ikjes së Saimirit, vendin e tij e zuri gazetarja Fjori Dardha, e cila duhet thënë ia ka dalë të jap më të mirën e saj. Veç kësaj Fjori është pritur mjaft mirë nga publiku e duket se ia ka gjetur telat edhe Doktorit, me të cilin si fillim janë kuptuar maksimalisht.

Shkrimi iu botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com