TIRANE- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me të dhënat e një raporti mbi kriminalitetin e organizuar në Gjermani, ku bandat shqiptare renditen ndër të parat. Duke iu referuar edhe kritikave të bëra nga ministri i Brendshëm gjerman pas publikimit të të dhënave të raportit, deputetja Topalli shkruan në rrjetin social “Facebook” se “situata në Shqipëri është e frikshme”. Topalli thotë se protestat janë mënyra e vetme për të shpëtuar vendin.
 
“Gjermania: Ne Shqiperi rrjetetet kriminale arrijne ne Qeveri”.
 
De Maizeire, MInistri I Jashtem Gjerman,jep alarmin !
Ai , sipas medias gjermane , kritikoi Serbine dhe Shqiperine , te dyja vende kandidate per BE, sepse" nuk bashkepunojne me Gjermanine
ne hetimin e krimit te organizuar."
Po ,sipas medias gjermane thuhet: “Ne rastin e Shqiperise rrjetetet kriminale arrijne deri ne Qeveri”.
 
Situata ne Shqiperi eshte e frikshme ,te dashur miq! Nuk kam dyshuar se perendimi do reagonte ndaj mafies ne Parlament. Po ne shqiptaret cfare po bejme?
Vetem guximi dhe protestat mund te shpetojne vendin tone.
Nuk eshte e lehte JO!
E dij mire, por ...eshte e mundur. Thjesht duhet te duam vendin me shume se vehten; duhet te guxojme e te mos bejme demek!”, shkruan Topalli.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)