TIRANE- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli kuron imazhin online të websitit duke imituar në detaje një nga faqet më të rëndësishme në botë, atë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama.
Një zgjedhje e cila përkon me fillimin e garës politike për kreun e shtetit, ku kryeparlamentarja Topalli është një prej emrave të lakuar dhe e propozuar në shumë raste nga deputetë të maxhorancës si kandidate për këtë post. Ndërkohë që dje në grupin parlamentar të PD-së Berisha la të kuptonte se për postin e kreut të lartë të shtetit do të jetë një drejtues i lartë i PD-së.
Është një faqe e cila i dedikohet totalisht aktiviteteve dhe jetës së kryetares së parlamentit. Për të arritur këtu pasi hap faqen www.parlament.al. klikon te kategoria “kryetarja e kuvendit”. Lajmi hapet për përdoruesit online me një tjetër domain që është kryetari. parlament.al
mund ta klikoni dhe tani

Ngjashmëria me faqen http://www.whitehouse.gov/ është pothuajse identike, duke filluar nga sfondi i faqes, bardhë e blu të theksuar tek logoja e Parlamentit, e cila njësoj si ajo e Shtëpisë së Bardhë ndodhet në qendër të faqes.
Sa hap faqen shfaqen aktivitetet kryesore që kryetarja e parlamentit ka zhvilluar ditët e fundit. Në të majtë të dritares blu prezantohet me germa kapitale aktivitetet e fundit të kryetares Topalli të cilat shoqërohen me fotot përkatëse, të aktiviteteve të vendosura në të djathtë të faqes. Njësoj si tek Obama.
Poshtë dritares kryesore, janë takimet që zonja Topalli ka zhvilluar me personalitete të njohura ndërkombëtare parlamentare ndër vitet (2011-2010) dhe vizitat zyrtare në parlamentet e shteteve të ndryshme. Më poshtë faqes renditen takimet më të fundit të kryetares në kuadër të veprimtarive parlamentare. Një faqe e kuruar me kujdes për të cilën kryetarja angazhon një staf prej jo më pak se katër punonjësish të zyrës së shtypit pranë Parlamentit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com