Topalli sulmon Bashën: PD s'ka
pasur vendim për pagesa lobimi

Topalli sulmon Bashën: PD s'ka<br />pasur vendim për pagesa lobimi<br /><br>
Ish-nënkryetarja e PD prej rreth 20 vitesh, Jozefina Topalli, i kërkon Lulzim Bashës të japë sqarime për burimin e pagesave të lobimit në SHBA, përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Një investigim i revistës amerikane "Mother Jones" shtoi dritëhijet mbi lobimin e PD, kur zbuloi se pas kompanisë fantazmë të lobimit, "Biniatta Trade", fshiheshin rusët. Më pas kjo kompani ka paguar "Muzin Capitol" për të lobuar për interesat e PD në Uashington. 

Nisur nga këto të dhëna, Jozefina Topalli thotë se kryesia e PD nuk ka marrë kurrë vendim për të paguar kompani lobimi në emër të saj jashtë vendit. Sipas ish-kryetares së Kuvendit, paratë janë lëvizur nga Lulzim Basha dhe është përgjegjësi e tij të sqarojë burimin dhe kanalet si janë kryer pagesat drejt kompanive offshore. 

"Të deklarohet burimi i të ardhurave për paratë që kanë kaluar në firma lobimi offshore. Nuk ka sqaruar asgjë. Basha ka shtuar konfuzionet dhe paqartësitë për kanalet në të cilat kanë kaluar paratë. PD nuk mund të mbajë kosto tjetër dhe akuza kur flasin për para në offshore.

Një gjë është themelore, ai duhet të sqarojë, ai ia ka borxh PD-së të sarojë. Ai ka lëvizur para, në atë kohë që kam qenë në grup parlamentar, në kryesinë e PD nuk ka pasur vendim për këtë gjë. 

Vendimet për lëvizjen e parave nuk janë marrë si vendime të forumeve të Partisë Demokratike. Janë vendime private të z.Basha. Çfarë janë këto firmat offshore dhe pse nuk i koordinojnë shifrat,
ndryshe i paraqet shifrat kompania Muzin dhe ndryshe thotë Lulzim Basha, vendos një pikëpyetje të madhe dhe dyshime të errëta.

Të vendosësh mbi PD-në re kaq të zeza për para që s'ua dimë burimin, është imediate, nuk ka pse t'i hedhë baltë tjetër PD-së, Lulzim Basha të dalë dhe të sqarojë",
u shpreh Topalli. 

Këto deklarata ish-kryetarja e Kuvendit i bëri gjatë një interviste për "Radio Shkodrën". Ishte një investigim i revistës amerikane "Mother Jones" e cila shtoi misteret e lobimit të PD në Uashington ku përfshihet edhe një foto e Lulzim Bashës me presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas gazetarëve të "Mother Jones" pas kompanisë offshore të lobimit, Biniatta Trade fshihen rusët. Kjo kompani ka paguar "Muzin Capitol" për të lobuar në SHBA për interesa të PD. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin