Topi i Artë, Cana voton për Riberinë

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka zbuluar votat për trofeun e Topit të Artë 2013. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka pasur të drejtë që të votonte për lojtarin më të mirë në botë dhe ai ka vendosur që pikët më të mëdha t’ai japë Riberisë, teksa në vendin e dytë për të vjen Ronaldo, e më pas Mesi.

“Vendosa për Riberinë në vend të parë, Ronaldon në të dytin dhe Mesin në të tretin. Ronaldo e meriton gjithashtu çmimin, pasi bën gjëra të jashtëzakonshme, por Riberi ka fituar gjithçka që mund të fitohet sezonin e kaluar me Bajernin e Mynihut. Nuk është pak të fitosh Champions League, kampionatin gjerman  të futbollit dhe Kupën e Gjermanisë, por për më tepër edhe Super Kupën e Evropës me Çelsin.

Të gjitha këto më bindën që të votoja për Topin e Artë për francezin. Por, kjo nuk do të thotë që Ronaldo është më pak i talentuar, përkundrazi edhe ai ka zhvilluar një edicion shumë të mirë duke shënuar rregullisht, pothuajse në cdo ndeshje në kampionat dhe Champions, por edhe në kombëtare me Portugalinë”, u shpreh Cana.

Vota e Canës për Riberinë shpjegohet edhe në mënyrë tjetër, duke qenë se kapiteni kuqezi ka luajtur më parë në të njëjtin ekip me francezin te Marseja. Miqësia e vjetër ka luajtur një rol kryesor për zgjedhjen finale të Lorikut për Frenkun. Megjithatë avantazhi i Ronaldos për trofeun prestigjoz është mjaft i dukshëm përballë dy futbollistëve të tjerë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti