Bamir Topi në ‘5 pyetjet’: Basha pa karakter, PD-ja e vdekur politikisht! Largimi i Berishës në kohën e duhur do kursente përplasjet! Kriza në selinë blu mund të zgjidhet në dy mënyra

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, komentoi situatën në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protestën e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit. Topi deklaroi se situata nuk duhet të degjenerojë, pasi PD është një parti e shumë veprave.

“Vetëm politikë nuk kishte. Të gjithë flasin për dyert, si u sulmua. Një terminologji që s’ka lidhje me poltikën. Ngjan sot me SHQUP-in. I bashkohem zërave që e shohin me trishtin situatën. Situatë vërtetë negative, jo thjesht për një seli të një partie politike, por aspak premtuese për demokracinë në Shqipëri.” - tha Topi.

Ish-presidenti i vendit deklaroi se situata e krijuar në selinë e Partisë Demokratike mund të shmangej në disa mënyra. Topi është i mendimit se kjo histori nuk duhet të degjenerojë por të arshivohet.

“Gjatë qeverisjeve të PD janë arritur suksese. Anëtarësimi në Këshillin e Europës, marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, futja në NATO, liberalizimi i vizave, vepra të mëdha infrastrukturore. Po ta përmbledhim situatën, ka arritje, gjë që s’më rezulton në qeverisjet e krahut të majtë. Mesa duket doli parashikimi që do vinte situata kur për gjithçka mund të flitej, por për politikë jo. Nuk është problem a i bëhet dëm dy personave. Kjo histori nuk duhet të degjenerojë.”-theksoi Bamir Topi.

Sakaq, ish-presidenti theksoi se Basha duhet ta përballonte vetëm me mjete politike situatën e krijuar.

"PD duhet ta kishte përballaur këtë situatë me mjete politike. Sipas meje s'jemi as në kohën kur shoqëritë më primitive, emancipohen, këtu kemi një retrogradë. Duke u përkeqësuar, nuk ka pluralizëm. Luhet vetëm në një drejtim. Përfytyroni që spektatorët kanë mbushur shkallët e stadiumit për të barë dy ekipe. Del ai si te filmi ‘Mëngjese lufte’, topi është i imi, dhe do e gjuaj vetë. Shkon dhe bën gola në një portë të zbrazët, në mënyrë metaforike kjo është situata.”-u shpreh Bamir Topi.

Ish-presidenti Topi theksoi se do e mirëpriste si një gjest demokracie largimin në një kohë tjetër të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai theksoi se ikja në kohën e duhur e Berishës do të kishte kursyer shumë situata të tilla, por kjo nuk e justifikon Bashën.

“Tek e fundit dha dorëheqjen, e la pasardhësin, ndonëse gaboi rëndë, se një nga dy gabimet e mëdha në demokraci është mungesa e parashikimit. Ikja në kohën e duhur do kursente shumë situate të tilla, por kjo absolutisht nuk justifikon Bashën.”-tha Topi.

Topi tha se nuk e konsideron më as politikan Lulzim Bashën.

"Jo politian, pa karakter, jo lider. S’mund të frymëzohen njerëzit me buzëqeshjen maskë. Njeriu ka edhe probleme, duhet të dijë me moderacion por jo mbrapa ngjarjeve vërtetë të rënda që kanë shoqëruar PD-në."-tha Topi.

Si një njohës shumë i mirë i Partisë Demokratike, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se kauzat janë ato që udhëheqin, dhe jo njerëzit.

"Nuk e shikojnë këtë si një histori të një dështimi madhor të një kauze, por si problem personash. Këto persona po marrin peng kauzën opozitare. Ai që e keqpërdor më shumë, është ai që ka linjën zyrtare.”-tha Topi.

Sesi mund të zgjidhet kjo krizë në selinë blu, ish-presidenti tha se ka dy mënyra.

“Duke pasur formimin statist për funksionet që kisha si President, këtë çështje do e zgjidhja në dy mënyra. Ose do pranohesh politikisht të hapeshin sallat dhe të ballafaqoheshin të dy linjat, dhe të kalonin në votë, ose duhet t’ia lësh gjykatës. Ajo parti është e vdekur politikisht për fat të keq. Lindi në 8 dhjetor 1990, dhe për fat të keq vdiq.”-theksoi Topi.

E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Ndërkohë, Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Burime për Report Tv nga prokuroria konfirmojnë lajmin se do të thërrasin Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Burimet bëjnë me dije se thirrja e tyre do të bëhet në ditët në vijim. 

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gora: 11/01/2022 10:10

    ke donje gje pere Berishen ai eshte shkaktari i ksaje gjendje fole drete e mose u beje servil

    Përgjigju
  • Mergimtari: 11/01/2022 06:11

    S'Bamir,politika behet ne institucione dhe jo duke sulmuar njri-tjetrin.Dyshja Basha-Berishajane dalluar per pislleqe qe ti i njeh mire.Ata te dy,bashke me ty e te tjere nuk duhet te dalin e te japin mend pas deshtimeve te vazhdueshme.Bemat e keqia kunder popullit nga "kupola" e PD-s jane pa fund.Qofte ky,akti i fundit.

    Përgjigju
  • Juri: 10/01/2022 22:28

    Akoma se kuptoj pse e ftojne ket neper emisione me dhone opinionin e vet. Ky ka qene politikan i deshtuar, i rrejti menja se do bonte karriere edhe hapi parti ku smori as votat e te afermve te vet. Sinqerisht ti Bamiro si rruhet asnjonit, po asnjonit fare fare opinioni jot se nfund tfundit ti per aq kohe sa ishe ne politike e vetmja gjo qe bone ishte te merrje pronat dhe te kapje nai hektar toke hajdutshe pervec atyre qe pate trashgu. Je mire te merresh me blegtori ose agrikulture se per politike dhe per opinione je cope cope

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar