TIRANE - Partia Fryma e Re Demokratike, pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, prezantoi të hënën anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, në një komunikim me mediat, tha se lista e kandidatëve, e propozuar nga kjo forcë politike, përfshin njerëz seriozë dhe të përzgjedhur me kujdes.
“Listën e kandidatëve tanë e kryeson Mirela Bogdani. Këto janë zgjedhje administrative për t’i dhënë mundësi administratës dhe këshillave bashkiakë që të administrojnë me profesionalizëm jetën e banorëve në zonat rurale dhe urbane. Tirana ka specifikat e veta si një qytet me një milion banorë dhe është pikë referimi për të gjithë qytetet e tjerë”, u shpreh Topi.
Ai bëri thirrje për të mbështetur kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, për Tiranën, Erion Veliaj.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO