Toptha me krem djathi, bullgur dhe qepë të njoma
Përbërësit:
- 1/2 filxhan bullgur
- 1 filxhan ujë
- 2 domate
- 2 lgj fara chia
- 2 lgj krem djathi
- Qepë të njoma
- Majdanoz, mente
- Lëng limoni
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi e kemi zier bullgurin e bashkojmë me të gjithë përbërësit e tjerë. E përziejmë mirë dhe formojmë toptha sa një kokërr arre. I lemë në frigorifer për 20 minuta dhe më pas i kemi gati për t’i servirur si një antipastë e ftohtë.
Komento
Komente











