Toptha të vegjël me proshutë dhe djathë

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 2 vezë
  • 200 gr kos
  • 200 gr proshutë
  • 200 gr djathë të grirë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezën me kosin, shtojmë produktet e tjera dhe krijojmë një brumë të plotë. U japim formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tepsi me letër guzhine. I pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.