'Torta' e madhe e 7 Korrikut...

'Torta' e madhe e 7 Korrikut...

Sali Berisha

Protesta e thirrur nga Sali Berisha në 7 Korrik, nuk e di sepse më duket si “torta” e madhe e Pallatit të Kulturës, ku u dyndën njerëzia për të marrë sa më shumë copëza nga ëmbëlsira e pakuptimtë. Prej 10 ditësh, selia blu e Berishës (në pritje të vendimit të gjykatës) po fton, po teston, po rreket të afrojë me lloj-lloj mënyrash aleatë të larguar apo dhe deputetë të grupimit tjetër brënda llojit. Berisha po deklaron se “protesta e madhe e 7 Korrikut, nuk do të jetë e Partisë Demokratike, por e qytetarëve”. Por thirrjet, data dhe ora e protestës është vendosur nga pikërisht ai, që shprehet se “në 7 Korrik, Edi Rama do të largohet nga posti kryeministrit”.

Të jetë paralajmërim dhune, apo thjesht provokim për të parë tundimin e atyre që akoma nuk i janë bashkuar partisë tij ? Kjo mbetet për tu parë. Por ajo që deri sot po shihet si “risi e protestës” është fakti se Partia Demokratike e Berishës, po e përdor 7 Korrikun si “tortën e madhe” nga ku premton tu japë pjesë çdo deputeti. Asgjë të përbashkët nuk ka protesta popullore me protestën e 7 Korrikut, asgjë nuk e bashkon qytetarin e thjeshtë me thirrjet e Berishës, asgjë nuk e bashkon biznesmenin e rregullt që punon me rregulla dhe ligje sot, me thirrjet e kryetarit të PD-së kur thotë se “biznesi po falimenton”.

Dështimet, zhgënjimet, pendimet, premtimet dhe thirrjet për rrëzimin e qeverisë legale, janë teoritë mashtruese të një njeriu që drejton aksidentalisht një parti, e cila duhej të ishte sot pararoja e opozitarizmit politik në Shqipëri. Protestën e 7 Korrikut (pikërisht në një ditë të shënuar) Sali Berisha shpreson ta kthejë në rastin më të mirë, për të krijuar kaos dhe dhunë në rrugët e Tiranës, me pretendimin se “u ngritën qytetarët dhe jo Partia Demokratike”. Pergatitjet për “plane” të tilla kanë nisur prej ditësh. Propoganda e asaj partie nuk rresht së “ftuari” dhe joshuri emra të veçantë aleatësh dhe deputetësh bashistë, duke u premtuar atyre se “sapo të marrim pushtetin, ju do të keni pjesën tuaj të tortës”. Ti besosh teorive të Berishës sot, pas 32 vitesh nga përmbysja e sistemit komunist dhe vendosja e demokracisë, do të thotë të jesh i paditur por dhe hipokrit me votuesit apo  mbështetësit e tu.

Nuk ka ditë dhe natë, që propoganda qesharake e asaj opozite, të mos manipulojë me gjithçka të bukur që ndërtohet, që investohet në çdo cep të vendit, me gjithçka të vlefshme që qeveria bën në dobi të qytetarit, biznesmenit, apo dhe sektorëve stradegjikë të zhvillimit të vendit. Gjithë “bota” e atyre që mbushin sot selinë e Partisë Demokratike rrotullohet rreth 7 Korrikut, gdhihet dhe ngryset, çdo zyrtar dhe funksionar i asaj partie mendon dhe punon për 7 Korrikun. Dhe më qesharake situata bëhet atëhere kur nga zyra e Berishës vijnë “sinjale optimiste” se “në 7 Korrik, dalin 100 mijë në shesh,  Rama flaket në Lanë, ne marrim pushtetin”. Kështu i ka ngopur gjithmonë ai njeri, mbështetësit e tij, duke i krijuar imazhin e “prijësit të pagabueshëm” apo edhe e “njeriut që i çon ata gjithmonë drejt pushtetit”. Dita e 7 Korrikut, ndoshta do të jetë “torta” e fundit që Berisha rreket tu ndajë atyre që akoma e besojnë brënda asaj fortese, që veçse seli e opozitaristëve nuk është më.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë