Tortë e shpejtë me mollë në tigan nga zonja Vjollca

Tortë e shpejtë me mollë në tigan

Përbërësit:

30 gr gjalp ambienti dhe 1 lugë gjelle sheqer

1 mollë

1 lugë kafe kanellë

1 vezë

pak kripë

1 pako sheqer vanilje

3 lugë sheqer

1 filxhan kafe vaj bimor

1 filxhan çaj qumësht

1 gotë miell dhe 1 lugë gjelle tjetër miell

1 lugë çaj pluhur pjekës

1 lugë gjelle uthull të bardhë molle

Përgatitja:

Lyejmë mirë ( pak trashë) një tigan me gjalp e spërkasim atë me sheqer në të gjithë sipërfaqen. Lajmë mirë një mollë dhe presim atë në rrathë me trashësi 0.4-0.5 cm me ndihmën e një kapaku shishe ose instrumenti të posaçëm pastrojmë qendrën nga farat.Vendosim fetat e mollëve në tigan duke mbuluar komplet sipërfaqen e tiganit dhe i spërkasim me kanellë. Në një tas vendosim një vezë të plotë, pak kripë, sheqer vanilje, 3 lugë gjelle sheqer i rrahim mirë me tel vezën deri sa sheqeri të shkrijë dhe 1 filxhan kafe vaj bimor, vazhdojmë përzjerjen deri sa të na formohet një masë kremoze dhe 1 gotë qumesht përziejmë përsëri miellin pak nga pak dhe duke e përzjerë vazhdimisht shtojmë pluhurin pjekës , e përziejmë në fund dhe shtojm 1 lugë gjelle uthull dhe pasi të kemi përzjerë mirë të gjithë përbërësit e shtojmë brumin mbi fetat e mollëvë. Vendosim tiganin,e  zierë në temperaturë nën mesatare të mbuluar me kapak për 15- 29 minuta. E shohim nëse shkëputet nga tigani dhe në ndihmën e një pjate e kthejmë dhe e pjekim dhe në anën tjetër për 10 minuta përsëri të mbuluar me kapak. E shërbejmë pasi të jetë ftohur.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy