Supersfida e Premier League mes Tottenham dhe Manchester United ka prodhur katër gola, por në fund nuk ka patur fitues. Në Londër ishin miqtë nga Manchester-i që në një moment udhëhiqnin me 2 gola, falë rrjetës së Jadon Sancho-s dhe Rashford, të cilët krijuan përshtypjen e një 3 pikëshi të lehtë.

Megjithatë në pjesën e dytë Tottenham, që tani drejtohet nga 31-vjeçari Ryan Mason, u ringjall pasi Pedro Porro realizoi një supergol. Në vijim ‘spursat’ do të gjenin rrugën e rrjetës me koreano jugorin Soon, duke vulosur edhe shifrat përfundimtare në 2-2. Ky barazim i shkon për shtat ekipit të Ten Hag që mban të blinduar vendin e tretë.

Në sfidat e tjera Evertoni që po shkon drejt rënies u shkatërrua në ‘Godison Park’ 1-4 nga Neëcastle, që aktualisht mban vendin e tretë. Për miqtë shkëlqeu sulmuesi 31-vjeçar Callum Ëilson, i cili realizoi ‘dopietë’. Sakaq një humbje që djeg shumë mori edhe Southampton i vendit të fundit, që u mposht 0-1 nga Bournmouth.

Ndërkohë në Kupën e Italisë nuk ka patur surpria. Fiorentina ka barazuar 0-0 kundër Cremonese-s, duke siguruar finalen falë fitores 0-2 në ndeshjen e parë. Në finale e Romës më 24 maj Fiorentina do të ndeshet me Interin.

VIDEO: Everton 1-4 Newcastle

VIDEO: Tottenham 2-2 Manchester United