'Toyota Auris', Jurgis Çyrbja dhe Ulsi Manja i bashkohen Ballës në padi ndaj Bashës

'Toyota Auris', Jurgis Çyrbja dhe Ulsi Manja i bashkohen Ballës në padi ndaj Bashës

Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja

Dy deputët socialistë Jurgis Çyrbja dhe Ulsi Manja kanë reaguar ndaj akuzave më të fundit të Lulzim Bashës, i cili i akuzoi ato se kishin lidhje me 3 milionë eurot e kapura në Toyota Auris. 

Çyrbja thotë se do të padisë për shpifje kreu e opozitës dhe se e sfidon atë të sjellë prova kundër tij në gjykatë. 

E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!

Jurgis Çyrbja, deputet i PS-së 

Reagimi i plotë i deputetit të PS, Jurgis Çyrbja: 

Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës.  E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje! Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës. 
Menjëherë padi në prokurori për këtë degradues që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike.  E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!

Akuzave të Bashës i është përgjigjur edhe Ulsi Manja, i cili me anë të një statusi në Facebook, Manja shkruan do t’i bashkëngjitet kolegut të tij Taulant Balla në gjyq kundër akuzave të shpifjes.

Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam, u'a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t'i ulur në karrigen e hetimit

Ulsi Manja, deputet i PS-së

Postimi i Ulsi Manjës në Facebook:

Ehh,si shkoi kjo punë, shërbëtori i xhepit të vet Lulzim Basha më paska futur edhe mua me nje koleg tjetër në Toyota-n e Taulantit!  Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t'i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t'i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!
Por një gjë s'rri dot pa i'a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam, u'a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t'i ulur në karrigen e hetimit


Lajmi kryesor:

'Toyota Auris'/ Basha në Prokurori: Përveç Ballës, të përfshirë edhe Ulsi Manja e Jurgis Çyrbja


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave