Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka bërë publike listën me 26 futbollistët që do të ketë të gatshëm për në Kupën e Botës 2026. Pjesë e ekipit helvet janë edhe Granit Xhaka me Ardon Jasharin, dy futbollistët me origjinë shqiptare.
Jashtë ka mbetur Adrian Bajrami, mbrojtësi që disa muaj më parë u largua nga Shqipëria dhe zgjodhi të përfaqësonte Zvicrën. 24-vjeçari ka luajtur vetëm një takim me Zvicrën, teksa Yakin nuk e ka përzgjedhur për në Kupën e Botës. Bie në sy përfshirja në listë e Zeki Amdouni, sulmuesi i Burnley, që këtë sezon ka luajtur vetëm 45 minuta, pas këputjes së ligamentit të gjurit.
Zvicra është një nga skuadrat evropiane më konstante të Kupës së Botës. E pranishme në fazën finale nga viti 2006 në Gjermani, zviceranët kanë arritur deri në 1/8-at në 3 turnetë e fundit. Xhaka me shokë bëjnë pjesë në Grupin B, bashkë me Katarin, Bosnjë Hercegovinën dhe Kanadanë.
Lista e 26 lojtarëve të grumbulluar:
Portierët: Gregor Kobel, Marvin Keller, Yvon Mvogo
Mbrojtësit: Ricardo Rodriguez, Silvan Wdmer, Manuel Akanji, Miro Muheim, Nico Elvedi, Aurele Amenda, Luca Jaquez, Eray Comert
Mesfushorët: Johan Manzambi, Granit Xhaka, Remo Freuler, Denis Zakaria, Ardon Jashari, Michel Aebischer, Djibril Sow, Christian Fassnacht, Fabian Rieder
Sulmuesit: Noah Okafor, Dan Ndoye, Zeki Amdouni, Breel Embolo, Ruben Vargas, Cedric Itten
Komente



Po Jashari për ça e ka marrë apo ndihmës Guzhinjer !
Përgjigju