Dy persona janë arrestuar në kryeqytet, pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit, ndërsa 6 pistoleta të llojit SigSauer janë sekuestruar.
Operacioni është filmuar me dron nga policia, dhe shihet momenti teksa uniformat blu arrestojnë 2 personat në makinë. Fshehur në bagazhin e automjetit dhe futur në një çantë brenda çorapeve, efektivët gjetën disa armë, që dyshohet se janë trafikuar nga Mali i Zi, për tu shitur në kryeqytetin shqiptar, kryesisht te Fresku.
Armët do i dorëzoheshin një grupi kriminal me bazë në këtë zonë, dhe hetuesit janë duke kërkuar prova për të mbërritur në gjurmën e tyre. Donati Jaku 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Florian Gjeta 22 vjeç, banues në fshatin Domje, ranë në pranga. FOTOT e tyre Një bashkëpunëtor tjetër i tyre u identifikua nga policia dhe u shpall në kërkim. Më i riu nga Domja ishte në timon, ndërsa 31-vjeçari nga Shkodra, pasagjer.
22-vjeçari Florian Gjeta dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve dhe ndaj tij janë kryer disa përgjime. Më herët, i riu ka jetuar në Angli, ku dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet. Edhe në rrjetet sociale, i riu ekspozohej me armë në brez. FOTOT rrjete
Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin dhe me 4 celularë. Blutë i ishin vënë pas këtij grupi prej të paktën 2 muajsh, duke kryer hetime me metoda proaktive, në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës.
“Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni i koduar “Rotondo”.
Goditet një tjetër grup kriminal i përfshirë në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit.
Sekuestrohen 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kryesisht në zonën e quajtur “Fresku”.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tyre.
Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.
Gjatë operacionit, u vunë në pranga shtetasit D. J., 31 vjeç, banues në Shkodër dhe F. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Domje.
Automjeti që drejtonte 22-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi D. J., u ndalua për kontrolle, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”.
Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.
Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volksëagen” që drejtonte shtetasi F. Gj., si dhe me 4 celularë.
Në vijim të hetimeve rreth kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i të arrestuarve, shtetasi E. S..
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Donati Jaku dhe Florian Gjeta
Donati Jaku 31 vjeç dhe Florian Gjeta 22 vjeç, të arrestuar nga Komisariati nr. 4 me 6 pistoleta që do i shisnin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet. Madje Gjeta edhe në rrjete sociale nxirrte foto me armë në brez. Hetuesit e Komisariatit nr. 4 dyshojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë, të cilët po punojnë për verifikimin e plotë.

Komente










Kjo banda ne Fresk qe porosit gjithmone pistoleta dhe ua kap policia a ka emer?
Përgjigju