TIRANE -  Burrë e grua dhe një person i tretë u arrestuan nga policia e Tiranës pasi tregtonin cigare kontrabandë, veprimtari të cilën e kishin kamufluar duke i shitur produktet e akcizës në një dyqan me produkte të ndryshme industriale në zonën e Tregut të Shkollës Teknologjike në kryeqytet.
 
Në një operacion të koduar “të kamufluarit”, Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës arrestoi çiftin e bashkëshortëve Agron dhe Miranda Tiçe, 57 dhe 46 vjeç dhe Ismail Xhengon 49 vjeç nga Korça por me banim në Tiranë. Sipas policisë, në banesën e këtij të fundit në zonën e ish-fushës së Aviacionit, të arrestuarit kishin improvizuar një depo ku mbanin cigaret kontrabandë. Policia gjeti në banesë 9950 paketa cigaresh.
 
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi edhe një automjet Mercedes Benz me targë AA061BS.
 
Ata akuzohen për veprat penale  ‘’Tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë’’, ‘’ Ruajtja dhe depozitimi  i mallrave kontrabandë’’dhe ‘’Fshehjes te të ardhurave’’.

paketa
 
Të arrestuarit në flagrancë në banesën e kthyer në depo
Agron Tice, 57 vjeç, lindur në Përmet, banues në Tiranë
Miranda Tice, 46 vjeç, lindur në Këlcyrë dhe banues në Tiranë (bashkëshortia e Agronit).
Ismail Xhengo, 49 vjeç, lindur  në Korcë, banues në Tiranë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)