Shkatërrohet në Itali banda e trafikantëve shqiptarë dhe italianë. Mediat italiane raportojne se aksion i policisë italiane të Comos, Milanos dhe Monza Brianza ka goditur mëngjesin e kësaj të mërkure organizatën e cila merrej me trafikimin e armëve dhe lëndëve narkotike si marijuanë dhe kokainë e cila vinte nga Shqipëria.
Gjatë hetimeve të koduara ‘Sperem’ të nisura që në vitin 2016 policia ka sekuestruar rreth 800 kg marijuanë, 3 kg kokainë, një pistoletë në formë pene, 7 fishekë, një pistoletë modeli Tokarev Tt 30, dy karikatorë, 15 fishekë të kalibrit 7.62 .
Ajo cka ndihmoi edhe në hetime ishte zbulimi i dy kutive në të cilat u gjetën 3 kg kokainë dhe 14 kg marijuanë, 1 pistoletë dhe 7 fishekë. Ndërsa marijuana u zbulua në një frigorifer për akullore. Nëse do të dilte në treg vlera e marijuanës do të arrinte 2 milionë e 500 mijë euro.
Gjatë operacionit të korrikut të 2016 në pranga ranë 36 vjecari shqiptar me inicialet B.B, 32 vjecari me inicialet V.M, 34 vjecari R.B, 42 vjecari me inicialet X.B, 30 vjecari shqiptar me inicialet E.R .
Droga e cila vinte nga Shqipëria shpërndahej në Lazio, Marche, Toscana, Veneto, Lombardia, Piemonte, Abruzzi dhe Emilia Romanga.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com