Për minuta të tëra qarkullimi në autostradën Durrës-Tiranë është paralizuar nga dyndja e automjeteve që kthehen nga zonat bregdetare pas reshjeve të shiut. 

Report Tv ka siguruar pamjet e radhëve të gjata të makinave në sensin nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit. Radha e automjeteve të bllokuara në autostradë arrin në rreth 5 km.