Trafik klandestinësh në Detin e Veriut, prangosen tre shqiptarë në Belgjikë! Mes tyre edhe një grua

Trafik klandestinësh në Detin e Veriut, prangosen tre shqiptarë në Belgjikë! Mes tyre edhe një grua

7 refugjatë u shpëtuan nga një varkë që po fundosej në Detin e Veriut

Tre shqiptarë rrezikojnë deri në 6 vite burg, pasi u kapën duke transportuar me varkë në Detin e Veriut emigrantë të paligjshëm.

Mediat belge bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Drilon L., 26 vjeç, Eliona B., 44 vjeç dhe Areklon Z., ndërsa ky i fundit u gjobit me 48 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator të vitit 2022, ku roja bregdetare arriti të nxjerrë në breg gjashtë burra dhe një grua refugjate pas një operacioni shpëtimi.

Varka drejtohej nga Drilon L., i cili kishte udhëtuar nga qyteti i Liège me një furgon për në De Panne.

Furgoni tip “Mercedes” drejtohej nga bashkatdhetaria e tij Eliona B. 44-vjeçarja e cila ka deklaruar për autoritete belge se urdhrin e kishte marrë nga Areklon Z., dhe se do të merrte 200 euro për këtë shërbim.

Sipas asaj që raportojnë mediat belge, vendimi për tre shqiptarët do të jepet më 3 janar të vitit të ardhshëm.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?