Drejtësia angleze ka dënuar 4 shqiptarë që merreshin me shitje të kokainës në Angli. Një gjykatë në Kardif ka shpallur fajtor shqiptarët dhe anglezin Sharif Omar.
Sipas hetimeve të policisë Fatos Hasa ishte koka e këtij grupit kriminal, ndërsa ai ishte dhe pronar i një lokali të njohur nate në Kardif. Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin mars dhe prill të 2015 këtij grupi i janë sekuestruar 3 kg kokainë dhe 7 kg Kanabis. 32-vjeçarit Fatos Hasës gjithashtu iu sekuestruan në llogarinë bankare 147,000 stërlina.
Gjyqtari Philip Richards tha se dënimet janë të merituara.
"Ky ishte një operacion i rëndësishëm që shkatërroi një grup të organizuar i cili kishte si qëllim për të shpërndarë drogë në popullsinë e këtij qyteti”, theksoi Gjyqtari Philip Richards.
Dënimet nga gjykata në Kardif
Fatos Hasa 96 muaj burg
Lorenc Hasa 68 muaj burg
Naldi Metaj 68 muaj burg
Dardan Merdhoqi 34 muaj burg
Sharif Omar 40 muaj burg

Fatos Hasa, Dardan Merdhoqi, Lorenc Hasa, Naldi Metaj, Sharif Omar
/Shqiptarja.com