Një vit e gjysmë pas kërkesës së SPAK, GJKKO ka urdhëruar konfiskimin e pasurive të anëtarëve të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të drogës në Belgjikë.
Grupi, i cili drejtohej nga 51 vjeçari nga Vlora Eridan Nebiu, i njohur edhe me mbiemrin kolumbian Eridan Guerrero, u godit në vitet 2021-2022, falë një operacioni të autoriteteve belge në bashkëpunim me vende të tjera.
Në Shqipëri, pasuritë e konfiskuara i përkasin Nebiut, bashkëshortes së tij dhe tre personave të tjerë të lidhur me ta, konkretisht Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu dhe Lenkos Nebiu.
Bëhet fjalë për 7 apartamente, 5 llogari bankare me vlerë totale 42 mijë euro, 2 njësi shërbimi, 3 sipërfaqe trualli e banesa, 1 automjet, depo e garazh. Pjesa më e madhe e pasurive gjenden në Vlorë dhe kryesisht në zonën e “Ujit të ftohtë”, ndërsa pak prej tyre janë në Tiranë.
Eridan Veliu, rezulton të jetë dënuar në Belgjikë me 14 vite burg, si kreu i organizatës së narkotrafikut, e konsideruar ndër më të mëdhatë, e cila transportonte kokainë nga Amerika Latine në Antëerp, por dhe porte te tjera europiane.
Veprimtaria e trafikut të drogës u zbulua nga çkodimi i aplikacioneve të mesazheve Sky ECC dhe EncroChat. Në tetor 2024 gjykata në Belgjikë dha dënimin për 124 të pandehur pjesë e organizatës kriminale ku ishte dhe Eridan Nebiu. Anëtarët ishin nga shtete si nga Belgjika, Kolumbia dhe Afrika e Veriut. Në total, gjykata dha 700 vite burg për të pandehurit, në një çështje që solli në qendër të vëmendjes rolin e Belgjikës si portë droge për Evropën. Edhe Deliana Nebiu, partnere e kryetrafikantët vlonjat, është dënuar në Belgjikë me 8 vite burg. Vetëm nëntë nga mbi 120 të akuzuar u shpallën të pafajshëm
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente









