Pas katër vrasjeve në fshatin San Marco Lamis dhe pas shtatë vrasjeve të tjera mafioze në provincën e Foggia-s, ka drogë. Për më tepër marihuanë, por edhe kokainë e heroinë, kanë gjetur në Gargano, në rrugën drejt Europës. Trafikantët vendas të drogës me shqiptarët kanë krijuar një luftë të re mafiozësh.
Shpërthyen të shtëna kundër bosit Mario Luciano Romito dhe kunatit të tij sipas të cilit edhe vëllezërit Luciano u vranë, dy fshatarë të pafajshëm, ishin akti i fundit i luftës që nga janari midis klaneve të Foggia-s, veçanërisht atyre që veprojnë në Gargano.
“Çdo gjë ka kuptim, madje edhe pozicionin gjeografik në të cilin ata vepronin, së pari në bregdet, pastaj në brendësi. Sherret që lindnin midis grupeve mafioze janë të lidhura me trafikimin e drogës. Siç tregohet nga kontaktet me Shqipërinë dhe konfiskimet e mëdha të drogës që kanë ndodhur”, thotë komandanti i karabinierisë italiane.
Për të arritur Evropën klanet shqiptare të drogës kanë zgjedhur qytetin e Salentos në Itali, pasi territori është perfekt dhe shumë afër me Shqipërinë, por edhe sepse nga qyteti i Bridisit dhe më poshtë është më shumë i kontrolluar nga policia italiane për shkak edhe të trafikut të emigrantëve.
Pra, kështu trafikantët shqiptarë avancuan më tej drejt veriut, drejt Foggia-s, ku shkëmbinjtë dhe luginat e bëjnë bregdetin shumë të papërmbajtur dhe shumë të vështirë për tu kontrolluar nga forcat e policisë italiane. Në këtë kontekst, klanet e Foggia-s luajnë një rol vendimtar për shkak të njohjes së madhe të territorit.
Por paratë që vijnë nga vendi i shqiponjave po shkaktojnë përleshjet të brendshme shumë të forta. "Ne po përballemi me një evolucion të fenomenit të mafias në Gargano", thotë kapiteni i policisë italiane për mediat lokale.
Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com












