ITALI – Ai u paraqit si zakonisht për t’u shitur klientëve kokainën e porositur. Atë natë duket se puna do t’i ecte mirë pasi porosia e parë ishte për 12 doza. Ai ofronte kokainë për klientët e një lokali nate gjatë fundjavës. Por shqiptari A.D., 33 vjeç ra në kurthin e policisë pasi blerësit ishin karabinierë civilë.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, ai shiste doza kokaine për 50 euro për klientët VIP të lokalit që shërbente si karaoke gjatë fundjavës.

Shqiptari kishte një mënyrë të sofistikuar për tregtinë e kokainës. Blerësit duhet t’i dërgonin SMS në telefon dhe më pas ai e linte kokainë në një vend të caktuar të cilën ia tregonte me SMS.

Në disa raste ai vepronte duke e lënë poshtë ndonjë makinë të parkuar para lokalit. Edhe pas arrestimit, në telefonin e shqiptarit vazhdonin të vinin SMS të klientëve që kërkonin të blinin kokainë.

Shqiptari përveçse trafikant droge rezulton edhe emigrant i paligjshëm në Itali.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)