TIRANE- Lek Tanushi, një biznesmen nga Bushati i Shkodrës është arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kishte organizuar trafikimin e një sasie droge nga Shqipëria në Malin e Zi, duke vijuar më pas në drejtim të Italisë. Tanushi për këtë trafik ka përdorur si karem një shoferin Kostika Fejzulla, të kompanisë “Shega-Trans”, firmë kjo që ishte kontraktuar nga biznesmeni për transportimin me maune të disa paisjeve elektronike në drejtim të Italisë.
/Shqiptarja.com












