TIRANË – Pesë persona të cilët kryen trafikim klandestinësh nga Shqipëria për në SHBA kundrejt një pagese prej 25 mijë dollarë janë dënuar me 59 vite burg nga Gjykata për Krime të Rënda.
Grupi i trafikantëve i dërgonin këta njerëz në Maqedoni dhe Bullgari ku i pajisnin me dokumente bullgare të falsifikuara. Më pas udhëtimi kryhej me autobus për në Itali, më pas në Spanjë ku udhëtonin me avion për në Meksisë. Prej Meksikës udhëtonin me autobus për në vendin ku do të kalonin ilegalisht kufirin për në SHBA.
Gjykata ka dënuar pesë pjesëtarët e grupit nga 9 vite deri në 14 vite burg për veprat penale të "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Grup i strukturuar kriminal".
Të dënuarit janë:
1. Nertil Previzi dënohet me 11 vite 6 muaj burg
2. Fatos Fasko dënohet me 14 vjet burgim
3. Enver Karaj dënohet me 13 vjet burgim
4. Fatmir Bakalli dënohet me 11 vite dhe 6 muaj burg
5. Nikoll Kolaj dënohet me 9 vjet burgim
Si kryej trafikimi?
Sipas të dhënave të administruara në dosje rezulton se procedimi penal në ngarkim të të pandehurve ka filluar pas marrjes së informacionit për kryerje vepre penale nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas informacionit të marrë shohim se veprimtaria e të pandehurve shtrihet që në muajin dhjetor të vitit 2013 e në vijim, dhe konsiston në organizimin e emigracionit të paligjshëm, me destinacion SHBA-në.
Personat që nisen me drejtim SHBA-në janë nga zona të ndryshme të Shqipërisë por kryesisht nga zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe. Me qëllim gjetjen e personave dhe krijimin e kontakteve me ta rezultojnë të pasqyruara udhëtimet e të pandehurve në drejtim të qyteteve të ndryshme, konkretisht përmendim udhëtimet e të pandehurit Fatmir Bakalli për të realizuar takime me bashkëpunëtorët e tij, të cilët sigurojnë klientelën.
E gjithë lëvizja e personave kryhet nëpërmjet dhënies së një pagese, e cila varion nga 24 mijë $ deri në 25 mijë $.
Për realizimin e veprimeve aktive i pandehuri Fatmir Bakalli bashkëpunon me të padehurin Enver Karaj, me të cilin ka njohje të mëparshme, me të pandehurin Fatos Fasko, me të pandehurin Nertil Pervizi, Nikoll Kolaj si dhe me shtetas të tjerë.
Për realizimin e veprimtarisë kriminale nënvizojmë përfshirjen në të pandehurit, Nertil Pervizi, i cili nuk është shtetas shqiptar, por shtetas maqedonas (me kombësi shqiptare). I pandehuri Nertil Pervizi realizon pritjen e personave me destinacion SHBA-në në Maqedoni ose Bullgari. Personave që nisen nga Shqipëria, iu sigurohet pajisja me dokumente identifikimi bullgare të falsifikuara.
Klandestinët e pajisur me këtë dokumentacion, udhëtojnë, kryesisht me autobuz, për në Itali dhe më pas për në Spanje. Nga Spanja ata udhëtojnë me avion për në Meksikë, ku paraqiten me dokumentet bullgare. Nga kryeqyteti i Meksikës, Mexico ose nga qyteti Kankunit (Cancun), klandëstinët udhëtojnë me autobuz për në vendin nga ku do të kalojnë ilegalisht kufirin për në SHBA me ndihmën e lidhjeve meksikane të të pandehurit Fatos Fasko, i cili ishte i pajisur me pasaportë meksikane.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com0
/Shqiptarja.com