Trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohet 61-vjeçari në Shkodër! Ishte në kërkim ndërkombëtar

SHKODËR- Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”. Në pranga ka rënë Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër. 

51-vjeçari ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë, për këtë arsye uniformat blu bëjnë me dije se Braci është dënuar nga Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë Reforma në drejtësi?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shkon për të peshkuar por nuk kthehet më, 67-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës