Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këto rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

A ka mundësi të shmanget trafiku i çmendur në Tiranë? 

Në një intervistë për Report Tv, eksperti rrugor Gëzim Hoxha sugjeron disa mënyra si të përmirësohet kjo situatë.

Njëra është orientimi i buxhetit në kahun e duhur.

“Ne paguajmë lekë për rrugët  bashkia I kthen në parkingje. Kjo bllokon një krah të qytetit” argumenton ai

Vëmendje të madhe kërkon dhe tek edukimi i shoferëve, këmbësorëve dhe ata që ecin me biçikleta e  skutera,  njerëz të padisiplinuar që nuk e njohin rregullin e nuk duan ta njohin rregullin.

“Ndalojnë në paralalel. E nga tre korsi që kemi vetëm 1 funksion 2 të tjerat janë të bllokuara’ thotë Hoxha në një intervistë me skype për Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetar Nertil Agalliun.

Problem i madh janë dhe kalimtarët

“Për çdo 10 metra bëjmë vija të kalimit të këmbësorëve. Kjo është papërgjegjshmëri e atyre që e bëjnë. Nuk ka domosdoshmëri. Ai duhet të kalojë vetëm tek vendi I kalimit të këmbësoreve ku është semafori. Kjo është më e pranueshme”

Ku gabojmë?

"Në rrugët me një sens dalin motorat, biçikletat, apo skuterat por këta nuk zbatojnë kodin rrugor, dhe këta nuk i kap ligji. Në qytetet e botës shpejtësia mesatare e qarkullimit në qytet është 25 km/orë. Ne qarkullojmë me 3 km orë"

A është zgjidhje shtimi I policisë rrugore me 12 orë?

Hoxha flet për disiplinim me gjoba

Nuk është zgjidhje.  Duhet të disiplinohemi duke shtuar gjobat. 70% e drejtuesve janë problematikë. Gjobat i kemi shumë të lira. Nuk është çështje policësh. Polici nuk mund të jetë në çdo makinë.  Nuk duhet ta zëmë rrugën. Rruga është e atij që kalon në atë moment. Nuk mund të bllokosh rrugën.

I parimit se ajo që bëhet nuk zhbëhet, Hoxha jep dhe një propozim

“Nuk mund ta zhbëjmë dot Tiranën ta bëjmë fushë e ta nisim nga fillimi. Ne jemi në këtë Tiranë, me këto rrugë që kemi e këto rregulla që duhet ti zbatojmë. Por ne nuk na pengon njeri, ne pengojmë njëri tjetrin. Ka raste kur ka dhe konflikte në rrugë. Këta ndalojnë kot për të pirë kafe.

Një shqetësim tjetër janë firmat e ndërtimit të cilat devijojnë trafikun apo vendosin blloqe me beton që mund të rrezikojnë jetën e drejtuesve të mjeteve.

"Unaza e Vogël nga Zogu i Zi tek 21 dhjetorit na bën ca punime një firmë që ka zaptuar rrugën. 

Si bëhet në Amerikë?

Në një rast firma gërmonte dhe degëzonte rrugën, kur mbaronin punën vendosnin pllaka prej çeliku që mbyllnin gropat me qëllim që rruga të ishte e lirë për makinat. Ndërsa këtu firmat e ndërtimit vendosin blloqe betoni .

Këto blloqet e betonit që vendos, nëse një fëmijë përplaset vdes. Apo një tjetër që ecën me shpejtësi vdes. Ai e ka të ndaluar të vendosë beton që mund të shkaktojë viktima duhet të vendosë bidonë plastikë të mbushur me ujë, që nëse gabon drejtuesi e përplaset me to nuk vdes njeri"

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rras Bulba: 23/12/2024 15:20

    pervec sa permend, ne Tirane eshte shumefishuar nr i taxive (shumica elektrike) qe sillen verdalle per te kap ndon je klient. nuk di ne ka bere njeri llogari sa taxi duhen per nr banoresh, nderkohe qe tinana eshte pakesuar me 30% ne popullesi. si duket ne bashkien e tiranes mendojne me xhep e jo me tru!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin! Protesta drejt mbylljes

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin! Protesta drejt mbylljes