Trupi i majorit shqiptar Sokol Feka ka mbërritur dje në atdhe. Feka humbi jetën më 27 janar të këtij viti, kur helikopteri që ai drejtonte ilegalisht me 1 ton hashash u rrëzua në kufirin Marok-Spanjë.

Bashkë me majorin shqiptar në helikopter ishte edhe piloti spanjol Juan Francisko Mena, i cili gjithashtu humbi jetën pas përplasjes me një shtyllë elektrike.

Dy muaj pas kësaj ngjarjeje trupi i Fekës prehet në Shqipëri, ku A1 Report mëson se ceremonia e varrimit u zhvillua këtë të premte.

Disa ditë më parë autoritetet spanjolle prangosën 19 persona si pjesë të organizatës kriminale ku ish rekrutuar edhe piloti shqiptar me 18 vite eksperiencë në Forcat e Armatosura. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)