Trafiku i kanabisit/ Dërgesa e fundit e Balilit drejt Greqisë, detaje nga provat kundër ‘Escobarit të Ballkanit’

Trafiku i kanabisit/ Dërgesa e fundit e Balilit drejt Greqisë, detaje nga provat kundër ‘Escobarit të Ballkanit’

Klement Balili

Klement Balili u dorëzua dje në mëngjes në polici pas mbi dy vitesh në arrati (lexo ketu). Pas prangosjes, ai është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë takim me prokurorin e çështjes Ened Nakuçi. Pritet që në ditët në vijim Balili të merret në pyetje nga prokurorët e çështjes. Po ashtu të dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do të njihet me masës e sigurisë “arrest me burg”.

Balili akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për katër akuza. Balili do përballet në gjykatë me akuzën e Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”. Në nëntor 2017 pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë prokuroria, çoi vendosjen e sekuestros për një numër të madh pronash të anëtarëve të ndryshëm të familjes Balili, gjithsej 39 objekte, ku përfshihen toka, apartamente si dhe hoteli “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili u inaugurua në prani të disa zyrtarëve të lartë të maxhorancës qeverisëse në gusht 2015.

Operacioni i fundit i Balilit
“Në fund të prillit të vitit 2016, Klemend Balili organizoi transportin nëpërmjet detit nga Shqipëria drejt Greqisë të një sasie të madhe kanabisi të papërpunuar (678,500 gramë) në marrëveshje të plotë me koordinatorin e transportit Georgio Alifandi, asistuar nga Ksenofonda Anagnostopulo, të ngarkuar edhe në llogari të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale me gjetjen e kamionëve për transportimin e sasisë së narkotikëve, magazinimin e përkohshëm të saj në shtetin grek dhe transportimin e mëtejshëm të saj drejt vendeve të Evropës perëndimore përmes Greqisë”-thuhet në dokumentin e referimit të veprës penale. Droga mësohet se është nisur nga bregdeti shqiptar pranë Sarandës për në bregdetin grek duke kaluar nga ana perëndimore e ishullit të Korfuzit, ku është fshehur në një zonë të pabanuar në brigjet e Greqisë së veriut.

Dy peshkatarët shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të dy nga Saranda, respektivisht 59 vjeç dhe 22 vjeç, sipas policisë greke nën urdhrat e Balilit, u nisën me një skaf me emrin “Vasiliki”, më 6 maj 2016 dhe e dërguan sasinë prej 678 kilogramësh marijuanë nga brigjet shqiptare për në Greqi. Të dy peshkatarët transportues mbërritën në ishullin Zakynthos në orët e para të mëngjesit të 8 majit 2016. Atje ata duhej të dorëzonin drogën te tre anëtarë grekë të organizatës kriminale, të cilët udhëhiqeshin nga Gjeorgjio Alifandia. Pasi dorëzuan drogën, ata vijuan rrugën me skaf në drejtim të Partës, por u arrestuan nga policia greke atë ditë. Brigjet e Sarandës gjenden mbi 150 kilometra larg ishullit Zakynthos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë