Trafiku i rënduar në aksin Shkodër – Tiranë, Rama: Do ta vuajmë edhe pak mungesën e 'Korridorit Blu'! Shqipëria turistike bregdetare do jetë krenaria jonë

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar pushuesve e qytetarëve të bëjnë pak durim, pasi shumë shpejt në disa prej segmenteve dhe akseve kryesore të vendit do të nisë puna. Duke patur parasysh trafikun e rënduar në vendin tonë, Rama thotë se rritja e turizmit e ka rënduar edhe më tej situatën, por kjo do gjejë zgjidhje me fillimin e punimeve në disa segmente rrugore. 

Më konkretisht, Ram thotë se po vijojnë punimet në segmentin Thumanë-Kashar ku deri më tani janë realizuar 40% e punimeve. Sa u takon akseve Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier janë duke u lidhur kontratat për të nisur puna. Ndërsa segmenti Milot-Balldren çel punimet në vjeshtë.

Rama gjithashtu përmendi aksin Muriqan-Lezhë që ka lidhjen me Malin e Zi, projekti i të cilit është duke u hartuar dhe pritet të dorëzohet në dhjetor.

Kryeministri shton se korridori blu do të jetë kolona vertebrore e infrastrukturës turistike të 'Shqipërisë 2030'. Një thirrje e ka edhe për përdoruesit e aksit Shkodër-Tiranë të cilëve u ka premtuar se do durojnë shumë herë më pak nga sa kanë duruar.

“NDJESË EDHE PAK DURIM JU LUTEM

I ndjekim me vëmendje ankesat e mirëkuptueshme të drejtuesve të automjeteve në aksin Shkodër - Tiranë këtë verë dhe jemi shumë të vetëdijshëm për faktin që rritja marramendëse e fluksit të vizitorëve në këtë sezon fantastik për industrinë e turizmit, e ka rënduar edhe më shumë se zakonisht situatën e trafikut përgjatë këtij aksi, sidomos në segmentin Milot - Kashar. Shpërblim i madh i përpjekjeve tona këmbëngulëse ky moment shpërthyes për turizmin, por  shumë ndjesë për pasojën e këtij zhvillimi të shumëpritur, të cilën do ta vuajmë edhe për disa kohë në mungesë të Korridorit Blu

Lajmi i mirë është se puna e gjithanshme, me projektime dhe financime, për ta lidhur  Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu, një autostradë e mirëfilltë e standarteve europiane, ka hyrë më në fund në një fazë konkretizimesh po aq të shumëpritura sa edhe zhvillimi i mëtejshëm spektakolar i industrisë së turizmit

* Në segmentin THUMANË - KASHAR po vijon puna me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40% e volumeve

* Për segmentet MILOT - THUMANË / KASHAR - LEKAJ / LEKAJ - FIER kanë përfunduar garat dhe janë tanimë gati tre kontrata të reja, që po lidhen për të nisur menjëherë nga puna

* Për segmentin MILOT - BALLDREN  hapim garën e ndërtimit në vjeshtë

* MURRIQAN - LEZHË është segmenti lidhës me Malin e Zi, për të cilin aktualisht konsulentët e Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023

Korridori Blu do të jetë kolona vertebrore e infrastrukturës turistike të #Shqipërisë2030 e cila po merr formë ditë pas dite, si ylli në ngjitje i Ballkanit Perëndimor

Përdoruesit e aksit të rënduar Shkodër - Tiranë nuk do të durojnë më aq shumë sa kanë duruar, edhe pak durim dhe falë edhe Korridorit Blu po edhe shumë veprave publike në nivel vendor dhe investimeve shumë të konsiderueshme private në turizëm, Shqipërinë bregdetare turistike do ta kemi një nga krenaritë tona të mëdha kombëtare.”-shkruan Rama.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/08/2023 01:58

    /FERRARI/,hekurudhat jane muskujt e ekonomise te nje vendi dhe jane ekofrendly,por mos prit shume.Sa kohe kane qe po ndertojne hekurudhen Tirane-Durres me nje zgjatim ne Rinas dhe eshte turp i Zotit, se eshte rindertim i se vjetres dhe akoma se kane mbaruar! Imagjino tani sa kohe do ju duhet te rindertojne dhe te tjerat ekzistuese,per te mos folur per ato qe nuk kane ekzistuar kurre me pare,qe duhen bere nga 0.Eshte vertet patetike!

    Përgjigju
  • Opeli: 09/08/2023 19:27

    O Ferrari hekurudhen e beri rinia me buk caj e djath po kta e ndoqen rinin se duan reminitanca e ke par si mburren u reiten reminitancat kaq e aq

    Përgjigju
  • fran: 09/08/2023 16:10

    Kesaj i thone prit gomar tr mbij bar,bari doli gomari ngordh..

    Përgjigju
  • Qytetari: 09/08/2023 15:11

    Rruges Lezhe Milot pas Ekos degjon bertitje Te derrave dhe ere zorresh sa here qe kalon andej e neveritshme dhe e papranueshme gjynah ata kafshe qe torturohen ashtu per faqe te zeze pa kushte qelbet vendi si askund ne bote thertoret te vendosen jashte qendrave ku jetohet kaq

    Përgjigju
  • Kanani: 09/08/2023 15:09

    Ti kalon me eskorte e ske trafik o shefi sufllaçexhive.

    Përgjigju
  • Ferrari: 09/08/2023 14:38

    Ore po dakort o z.Kryeministër,qe autostrada e nisur do t’andihmojë turizmin duke u nisur nga 2030-ta.. Po mirë ‘o zoti shqiptareve’,po a keni ndertuar ndonjë plan urbanistik se si turizmi duhet të bëhet sa më atraktiv.!? Pse nuk e rindërtoni hekurudhën !? Nga Shkodra në Vlore trashete i ke gati,mjafton përforcime dhe rivendosje shinash dhe stacione bashkohore. Mund te kthehen trenat elektrikë me shpejtësi të lartë.Po a na falet ne si vend ne mes te Europes qe i themi vehtes se po zhvilohemi,se kemi turizëm ,kur nuk kemi linja trenash..!? Éshte krejt absurde të mendosh se do t’a shfrysh trafikun sezonal vetem me rrugë makinash,kur ske një alternative të sigurte siç është udhetimi me tren. Sigurisht qe të kushton shume ,se këtë do të thuash,por kane kaluar 33 vjet dhe u ndertuan hekurudha ne kohen e mungeses totale te shume gjerave,te teknologjise ,por mbi te gjitha ishe i mbyllur dhe u ndertua diçka,ndermjet tyre dhe hekurudhat. E ke ne dore ,nese e fut ne plan dhe hap tender per te rinovu gjithe rrjwtin hekurudhor,gjithçka qe do te vij me pas,do te jete nje ndyshim i papare i transportit hekurudhor,ku do te ndihmoje jashtzakonisht shume ne shfryrjen e trafikut. Shkurt ,vetem ti e ke ne dore…

    Përgjigju
  • Smail: 09/08/2023 13:35

    Lezha mbulohet nga tymi I fabrikes se zorreve nga ora 23 deri ne 04 te mengjesit cdo dite.Ndizet ne kete orar pasi njerezit jane ne gjume.Mjegulla e tymit toksik mbulon gjith qytetin.Era eshte shume e rende sa ngjan me eren qe pershkruhet ne romane kur digjnin trupat e te vrareve ne fushbeteje.Askush nuk ben asgje.Arsyen nuk e di.Njerezit ne meshire te fatit dhe rrymave te eres.

    Përgjigju
  • Fredi: 09/08/2023 11:27

    Pune te tilla vetem Rama di ti beje dhe kete e ka treguar prej kohesh

    Përgjigju
    • Edrama: 09/08/2023 18:13

      O Fredo ti ke te drejto o plak!!!!!!!Andej nga jugu i thone nje fjale te urte popullore:u nisem qe ne gusht be te bejme po bejme nje mut

  • Arber: 09/08/2023 11:26

    Nje nder investimet me te mira qe do lehtesoje ndjeshem udhetimet neper keto qytete

    Përgjigju
  • iliri: 09/08/2023 11:19

    Super projekt i menduar! Rama jam i sigurt qe do e mbaj kete premtim njesoj sic ka bere gjithmone! Kjo qeveri po i sjell zhvillim vendit ku ne jetojme! Rrespekte shum

    Përgjigju
  • aii: 09/08/2023 10:42

    cfr korridori thoni,nga ana e Malit te zi rruga duhet te kaloje ne mes te Ulcinit ,Barit,Budvas,Tivat,qe duhet te futesh ne mes qytetit ku nuk mund te ecesh jo me shume se 50 km per ore,jane 150 km dhe jane 5 ore rruge,eshte tmerrsisht e lodhshme,duhet rruge ne veti te pakten 80 km ne ore dhe te mos ket semafore e rotonde te shumte,

    Përgjigju
  • A. N.: 09/08/2023 10:30

    Nje autostrade veri-jug ju thafte dora qe nuk e bete ne keto 32 vite katrahure.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kompjuteri simulon 10.000 herë eventin e Euro 2024, Portugalia kampione! Shqipëria e parafundit

Kompjuteri simulon 10.000 herë eventin e Euro 2024, Portugalia kampione! Shqipëria e parafundit