Trafiku i organeve, gjyqi ndaj të
akuzuarve do të zhvillohet në Hagë 

Trafiku i organeve, gjyqi ndaj të<br />akuzuarve do të zhvillohet në Hagë 
BRUKSEL - Gjyqi ndaj të akuzuarve për trafik të organeve dhe qenieve njerëzore, që janë subjekt i raportit të Dick Marty, do të gjykohet përpara një gjykate të posaçme në Hagë dhe jo në Prishtinë siç kishte kërkuar qeveria e Kosovës, njofton agjensia serbe e lajmeve ‘Tanjug’
 
Duke ju referuar burimeve diplomatike në Bruksel, ‘Tanjug’ njofton se pas disa muajsh konsultime prapa dyerve të mbyllura , shtetet anëtare të BE kanë vendosur që personat që janë të lidhur me  akuzat për trafikim organesh në Kosovë, do të duhet të paraqiten në Holandë përpara John Clint Williamson, kreu i ekipit të posaçëm hetues i kësaj çështje.
 
“Për të siguruar mbrojtje adekuate të dëshmitarëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në proces do të ishte e pamundur që gjyqi të mbahej në Prishtinë.” mësohet të ketë thënë burmi për ‘Tanjug’.
 
Raporti i Dick Martit ka në qendër krimet e kryera nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër serbëve, apo romëve pas tërheqjes së forcave policore ushtarake serbe nga Kosova në vitin 1999.
 
Pjesë e raportit është ai janë edhe akuzat rreth trafikut të organeve të civilëve të rrëmbyer në të ashtuquajturën " Shtëpinë e Verdhë " në Shqipërinë e Mesme dhe trafikimit të paligjshëm të këtyre organeve.
 
Grupi i punës i kryesuar nga Williamson është ka hetuar akuzat nga raporti i Martit për gati katër vjet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë