Trafiku i organeve, raporti i ri nga
kryeprokurori amerikan

Trafiku i organeve, raporti i ri nga<br />kryeprokurori amerikan
Hartimi i një raporti mbi hetimet e Task Forcës së Hetimeve Speciale me mbikëqyrës kryeprokurorin amerikan Clint Williamson shikohet si rruga e vetme për të zbardhur të gjitha dyshimet e ngritura mbi raportin e Dick Marty-t për trafikim organesh në Kosovë gjatë viteve të luftës. 

Për këtë, kryeprokurori Williamson ka afat deri në mes të muajit korrik të hartojë një raport me detaje të hollësishme mbi akuzat e ish-senatorit zviceran, të cilat dyshohet të kenë rrënuar imazhin e Kosovës, shqiptarëve dhe luftëtarëve të UÇK-së gjatë viteve të luftës.

Edhe shtetet që mbështetëse të Task Forcës së Hetimeve Speciale dhe ata që mbështesin pavarësinë e Kosovës duan që Williamson të tregojë detajet e hetimeve në mënyrë që përpos akuzave do të ngrihen dhe do të përballen me Gjykatën Speciale dyshimet e tjera të mëdha si trafikimi i organeve, ai i armëve, i drogës dhe të tjera të sqarohet nëse kanë qenë të bazuara në prova materiale.
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë